Mot kryesisht i vranët sot, IHM-ja kërkon të keni kujdes nga ngricat në mëngjes

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot i vranët por me intervale të shkurtra me diell.

“Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin normal të pjesëmarrësve në komunikacion, prandaj këshillohet për kujdes të shtuar”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius”.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit