4.7 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

MPB: Elvis Pista nuk ka aplikuar për leje të armës zyrtare

ElvisPista14-15Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga vrasja e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista, ende nuk ka asgjë zyrtare se kush dhe për çfarë motivesh është vrarë Pista.
Ndërkohë Policia e Kosovës është duke u marrë me hetime për gjetjen e dorasit dhe janë marrë dëshmi e janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera në zbardhjen e rastit.

Zyrtarisht mësohet se policia ka intervistuar dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Sipas disa informatave të publikuara në medie, besohet se Pista mbase kishte pasur telashe edhe më herët, ndërsa për atë arsye edhe kishte mbajtur armë.

Por, raportimet mediale se Pista ka bartur armë dhe atë e ka pasur me leje, e demantojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Redaksia e gazetës “Botapress” ka kërkuar informacione zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme , nëse Pista kishte marrë leje për armëmbajtje, po ata një gjë të tillë e kanë demantuar .

“Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmojë se Elvis Pista ka filluar procedurat për t’u pajisur me leje për armë shenjëtarie, sipas Ligjit për armë. Po ashtu iu njoftojmë se Pista nuk ka aplikuar për
leje për armë në Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe nuk ka poseduar leje për armëmbajtje”, sqaron Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkohë Policia është duke zhvilluar hetime intensive për të zbuluar vrasjen e Elvis Pistës nga Rahoveci.

Ai u vra natën mes së shtunës dhe së dielës nga persona deri më tani të panjohur.

Policia ende nuk i di as motivet e vrasjes e as nuk ka ndonjë të dyshuar. /botapress/

Më Shumë

Avokati Qelaj: Klientët tanë mohojnë manipulimin e votave, procesi ishte i monitoruar me kamera

109 persona u arrestuan shumë por megjithatë Prokuroria vendosi që të kërkoi paraburgim vetëm për 23 persona për manipulim me vota në Prizren. Gjykata tashmë...

Një i ri qëllon me armë zjarri nga automjeti në Gjonaj – arrestohet nga policia, arma sekuestrohet

Dje, rreth orës 12:15, Policia e Kosovës ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna...

Lajmet e Fundit