13.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Mungon dëshmitari dështon gjykimi ndaj ish-rektorit të Universitetit Publik të Prizrenit Ramë Vataj

Pranë, Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj ish-rektorit Ramë Vataj, i cili po gjykohet për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”, raporton Drejtësia Sot.

Ish-rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, Vataj, po akuzohet se duke vepruar në cilësi të rektorit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Drejtësia Sot, njofton se shkak për mosmbajtjen e këtij gjykimi ishte mungesa e dëshmitarit A.S, ku i njëjti përmes parashtresës ka njoftuar gjykatën se nuk mundë të paraqitet në seancën e sotme, me arsyetimin se është i angazhuar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Ndryshe, seancën e sotme prezantuan prokurori i shtetit Shahadin Destani, i akuzuari Vataj me mbrojtësin e tij avokatin Labinot Vata  si dhe i dëmtuari Vehbi Miftari.

Në këto rrethana, gjyqtari, Fatmir Krasniqi në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi që seanca e radhës të mbahet më 22 tetor 2021, me fillim nga ora 09:30.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Arkitekt Jusuf Xhibo angazhohet në restaurimin e Hamamit të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka bërë të ditur se po vijon faza e dytë e restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmet...

Prizreni nënshkruan marrëveshje granti me Këshillin e Evropës për projektin “Fuqizimi i Grave Lidere”

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshjen për grantin e fituar me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann. Ky grant është dhënë...

Lajmet e Fundit