14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Murati: Do të mbështesim qiratë dhe pagat e punëtorëve për gastronominë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ideja kryesore aktualisht është që të mbështeten qiratë dhe pagat e punëtorëve si pasojë e masave të reja të Qeverisë në lidhje me COVID-19.

Murati ka thënë se qëllimi i Qeverisë është që të ruhet shëndeti ekonomik, por fillimisht të ruhen vendet e punës.

“Kemi rast tjetër të masave ku kufizimet janë në sektorë që përbëjnë jo edhe aq pjesë të madhe në ekonominë e vendit. Sa i përket masave për të mbështetur bizneset që preken nga vendimet për kufizimi8n e shërbimit, ne kemi takuar përfaqësuesit e këtyre sektorëve dhe i kemi siguruar që mbështetja nuk do të mungojë. Ideja kryesore është që të mbështeten qiratë dhe pagat e punëtorëve. Qëllimi ynë do të jetë që të ruhet shëndeti ekonomik por pikë së pari të ruhen vendet e punës”, ka thënë Murati.

Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë për pako të rimëkëmbjes pasi ajo do të bëhet kur të kalohet në fazën emergjente.

“Nuk flasim për pako të rimëkëmbjes Por për veprime emergjente për të ndihmuar ekonominë. Masat e tanishme të mos i shohim si diçka kufizuese por si përgatitje për verën që na pret, të shfrytëzojmë tërë kapacitetin. Pakoja e rimëkëmbjes do të bëhet kur të kalojmë fazën emergjente. Nuk bëhet fjalë për një pako gjithëpërfshirëse”, është shprehur ministri Murati.

Murati ka thënë se ende nuk është përcaktuar shuma e mjeteve që do tu ndahen bizneseve pasi ende nuk janë specifikuar disa kritere dhe nuk është bërë aplikimi i bizneseve për ndihmë.

Sipas tij, mjetet mund të merren nga disa programe të tjera qeverisëse dhe të shfrytëzohen për këtë qëllim.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1702 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1702 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

Lajmet e Fundit