2.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Murphy: Sa më shpejt të krijohet qeveria

Chris Murphy14-21Senatori amerikan Christopher Murphy ka thënë se pesë vjet më parë nuk do ta kishin imagjinuar dot se do të ishin sot këtu, në një proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se duhet ende përparim në vendosjen e dialogut.

“Ka entuziazëm në të dy kryeqytetet për të bërë përpara me këto marrëveshje dhe për t’i diskutuar marrëveshjet e ardhshme”, është shprehur Murphy në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai ka bërë me dije se e ka vizituar Kosovën për t’ua bërë të qartë liderëve aktualë se duhet të bashkohen për të krijuar një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur, siç ka thënë ai, për t’iu paraqitur të bashkuar botës dhe për ta treguar aftësinë e tyre për t’i zbatuar elementët e rëndësishëm të marrëveshjes së Brukselit.

“Shkova në Kosovë për ta bërë të qartë se e gjithë udhëheqja duhet të bashkohet për të krijuar një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’iu paraqitur të bashkuar botës dhe të jenë të aftë për t’i zbatuar elementët e rëndësishëm të marrëveshjes së Brukselit. Mungesa e Qeverisë në Kosovë nuk është një arsye që Beogradi të rrijë duarkryq. Ka disa hapa që mund të ndërmerren nga Beogradi për t’i zbatuar disa pjesë të asaj marrëveshje. Por, detaji më i rëndësishëm për t’i vazhduar më tej marrëdhëniet e normalizuara mes Kosovës dhe Serbisë është që partitë politike në Kosovë t’i lënë mënjanë paragjykimet e tyre politike dhe të ndërtojnë së bashku një qeveri të re”, ka thënë Murphy.

Më Shumë

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

Plagosja në Prizren, motiv dyshohet konflikti për kullotjen e bagëtive

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për...

Lajmet e Fundit