2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Mustafa: Qeveria e përkushtuar që FSK të shëndrrohet në FAK

Isa Mustafa14-27Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se Qeveria që ai drejton do të përmbush të gjitha detyrat që FSK të bëhet Forcë e Armatosur të Kosovës.

E cila sipas tij, do të jetë e gatshme për t’i shërbyer paqes, luftës kundër terrorizmit dhe sigurisë në rajon.

Ai këto komente i bëri gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzim-pranimit të detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku theksoi se Kosova është krenare me FSK-në dhe punë e saj, gjithashtu krenohet me punën e komandantit Kadri Kastrati, për punën e tij në përgatitjen e sajnë një forcë profesionale.

“FSK është bërë faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit, duke kontribuar në misione paqeruajtëse nëpër botë. Besojmë që Rrahman Rama do të vazhdojë rrugën e transformimit në Forcë të Armatosur”, ka thënë ai

Kurse, Kadri Kastrati ka thënë se krenohet me arritjet e FSK-së dhe është gati të marr përgjegjësi të reja.

“Rrahman Rama po merrni FSK në në një proces shumë të rëndësishëm dhe do të vazhdoni transformimin e saj “, ka thënë Kastrati.

Më Shumë

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Malisheva shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Malisheva e shënoi 17 Shkurtin - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes aktiviteteve solemne dhe nderimeve të veçanta. Në këtë...

Lajmet e Fundit