7.3 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Mytaher Haskuka: Çka nëse Xheneta do të quhej Slavenka?

Deputeti nga Prizreni i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, është shprehur i zhgënjyer me reagimin e institucioneve lokale në Prizren për rastin e Xheneta Gashit – trevjeçarja që vdiq pasi muri i një shtëpie të vjetër u shemb mbi të në Zonën Historike të Prizrenit.

“Kaluan një javë nga tragjedia në Prizren dhe reagimi i vetëm institucional ishte vendosja e gypave të kanalizimit rreth objekteve të trashëgimisë. Nuk ka as inicim të ndonjë rasti në prokurori, kërkesë për përgjegjësi e as deklaratë nga zyrtarët qeveritarë dhe ‘presidenti’”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në Facebook.

“Çka kish ndodhë nëse viktima mos të kish qenë fëmija e një grumbulluesi kanaqesh por të kish qenë p.sh. ndonjë turist i huaj të themi anglez? Apo nëse Xheneta të kish pas emrin Slavenka? Çka të kish ndodhë diçka e tillë në Komunën e Prishtinës e cila qeveriset nga Vetëvendosje?”.

“Me siguri edhe presidenti i gazit edhe kryeministri i Zajednicës e edhe ministrat e tyre ishin qu peshë, për përgjegjësi dhe kishin inicu rast në prokurori. Me siguri rasti kish shku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ish diskutu gjerë e gjatë”, ka shkruar Haskuka. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Lajmet e Fundit