Mytaher Haskuka nuk gjen kohë për studentë (Video)

Edhe profesor edhe kryetar i komunës së Prizrenit. Mytaher Haskuka ka pak javë që është certifikuar si kryetar i komunës së Prizrenit.
E kjo po i shkakton probleme që të ligjërojë në fakultetin Filozofik.

Këtë po e dëshmojnë studentët të cilët thonë se Haskuka mungon shumë shpesh në ligjërata, por, të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.

Tribuna Channel ka provuar që katër ditë të kontaktojë me Mytaher Haskukën por biseda me të është pothuajse e pamundshme.

Ndërsa, Muhamet Malaj, prodekan në Fakultetin Filozofik thotë se në akte ligjore thuhet se profesori duhet të vendos që në kontratën e tij të jetë në detyrë si i ngrirë apo të ruaj vendin e tij të punës.

Por, sipas tij një gjë të tillë nuk ka kërkuar Mytaher Haskuka, ani pse ligjëratat po i humb.

Prorektorja për buxhet dhe financa nga Rektorati thotë se Mytaher Haskuka është me pagë sekondare dhe se obligohet për mbajtjen e orëve.

“Profesor Mytaher Haskuka, me vendimin e Keshillit Drejtues të UP-së për profesorët me vendin e dytë të punës të emëruar pa konkurs, në listën e pagave në UP është me pagë sekondare, gjë qe e obligon për mbajtjen e orëve dhe kryerjen e obligimeve tjera në bazë të kontratës, ndërsa Dekani i Fakultetit ka kompetencë të përcjell mbajtjen e orëve sipas kontratës”.

Sipas ligjit të punës, një person kur mban dy puna, njëra kontratë duhet të jetë e plotë e tjetra sekondare.

.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit