3.7 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Me Mytaher Haskukën në krye të Prizrenit

Shkruan: Blerim Q.Saramati

Besuam dhe shpresuam se qytetarë e komunës sonë, të rraskapitur nga rrenat dhe mashtrimet e pushtetarëve të deritashëm të pasluftës, të kenë marrë mend.

Por, nuk ndodhi ashtu.

I pari për kryetar doli të jetë kandidati i PDK, ndonëse me një përparësi të vogël nga ai i LVV dhe kështu vendimi do të vijë pas balotazhit. Partitë e këtyre dy kandidatëve janë duke zhvilluar një aktivitet të ngjeshur për sigurimin e votave për 19 nëntor, qoftë përmes agjitacioneve apo lidhjes së koalicioneve me partitë tjera, gjë kjo normale.

Në rrjetet sociale po qarkullon këto ditë një apelim te qytetarët e Hasit që ta shpaguajnë borxhin duke votuar Shaqir Totajn kryetar të Prizrenit.

Ajo që bie në sy, aty apelohet kryesisht në popullatën e Hasit, thuajse Komuna e Prizrenit përbëhet vetëm nga rajoni i Hasit. Apo, mbase kandidati i PDK-ës nuk është i sigurt nëse popullata e Hasit do ta votojë atë. Po del se në rajonet tjera të Prizrenit janë siguruar votat për, siç thuhet, patriotin Shaqir Totaj.

E tash, ku mbeti kandidati i LVV Mytaher Haskuka.
Athua ky nuk na qenka patirot?

Athua ky nuk na paskësh kontribuar fare në zhvillimin e Kosovës. Një Akademik prizrenas (që di shqipen letrare), nga duart e të cilit po dalin çdo vjet pedagogë e psikologë të rinjë.

Sidoqoftë, në Programin e LVV-s gjatë aktivitetit elektoral kemi mundur të lexojmë e dëgjojmë për komunën e Prizrenit me Kabash, Opojë, Lumë, Vrin, Has, Anadrin e Zhupë. Vetëm ky fakt mjafton që në balotazh Mytaher Haskuka të fitojë besimin e votuesve kë këtyre rajoneve, e lere më të atyre nga qyteti.

Aq më tepër kur njerëzit dëshirojnë ndryshime, zhveshje nga të korruptuarit, nga nepotizmi e sahanlëpizmi, rezultati i balotazhit do të jetë 8:2 për LVV.

Me Mytaher Haskukën në krye të Prizrenit do të fitoj qytetari i komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Kamioni me beton godet për vdekje një person në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësor. Rasti ka ndodhur...

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

Lajmet e Fundit