7 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Nait Hasani që mori pjesë takimin për ndërprerjen e grevës, tregon se si u arrit marrëveshja

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani ka folur për Periskopin për marrëveshjen që kanë arritur sot me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës në arsim.
Ai ka thënë se SBASHK-u është pajtuar që çështja e pagave të rregullohet me Projektligjin për Paga, i cili do të hidhet nesër në votim.

“Marrëveshja që është arritur sot ka qenë mes kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit Ramush Haradinaj, ministrit të Financave Bedri Hamzës, Kryetarit të SBASHK’ut Rrahman Jasharajt dhe unë si kryetar i Komisionit. Marrëveshja që është arritur thotë se mësimi duhet të fillojë të hënën, çështjet tjera rregullohen në Projektligj”, ka thënë Hasani për Periskopin.

As në konferencë për media që u mbajt pak më parë nuk u dhanë detaje për marrëveshjen që është arritur, vetëm kanë uruar nxënësit që do të nisin mësimin.

Në media tashmë ka qarkulluar propozimi i Qeverisë, i cili është pranuar nga SBASHK-u.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të vetëdijshëm për shqetësimin që ka shkaktuar tek të gjitha kategoritë Projektligji për Paga.

Teksa, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në arritjen e kësaj marrëveshje për grevën.

“Jam I vetëdijshëm që të gjitha kategoritë janë shqetësuar me këtë ligj. Asnjëherë nuk I kemi keqkuptuar shqetësimet e tyre. E kemi arritur finalen e këtij ligji. Nuk ka qenë e mundur as marrëveshja me SBASHK’un pa ndihmën e kryetarit, Nait Hasanit, ministrit e të tjerëve. Jemi të interesuar t’u japim përgjigje të gjithëve që paguhen nga buxheti i shtetit. Jemi të interesuar të respektohet uniteti I të gjithëve. Nuk është në interes ë askujt që cila do kategori të mos respektohet. Mendoj se jemi gati për nesër. Faleminderit Sindikatës, urime”, ka thënë Haradinaj.

Në konferencë e sotme fare pak ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Falënderoj ministrin e të gjithë që mundësuan këtë marrëveshje. Sot u takuam për arritjen e marrëveshjes për kërkesat tona. Urime viti shkollor të gjithëve”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se janë të përkushtuar për shtet dhe sovranitet, dhe se do t’i trajtojnë të gjitha shqetësimet.

Nesër në Kuvend pritet të miratohet Projektligji për Paga, i cili do të mundësojë rritje të pagave për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik.

Më Shumë

Dy kosovarë kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë, nuk i kishin të deklaruara

Dy shtetas kosovarë janë proceduar nga policia kufitare në pikën doganore të Morinës për mosdeklarimin e shumave të konsiderueshme parash. Gjatë kontrollit të automjetit të...

Po kalonte rrugën jashtë zebrave, automjeti godet 63-vjeçaren në Prizren

Një këmbësore është goditur nga një automjet në Prizren, gjatë kohës kur e njëjta po e kalonte rrugën jashtë vijave të këmbësorëve. Këtë për Klankosova.tv,...

Lajmet e Fundit