6.5 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Nana

Qazim THAÇI

Sa herë nis ditën kujtoj zërin tënd
Kujtoj atë shikim që thoshte shumë
Sa herë kam dhembje trupore e shpirtërore oh Nanë them
Kush më mësoi të dua kaq përkushtimesh
Jeta apo librat e lexuar nuk e di.

Por, trishtohem kur shoh ëndërr se më nuk jeton
Sa herë ma mbulojnë fotografinë dhe sytë tu
Mendja më errësohet se më duket se humb në hapësirë
Kujtoj atë zë që më dhembje thotë, e ku ke humbur o bir.

Kujtoj natën e fundit dhe dhembjen që kishe bashkë me zjarrmi
Kujtoj kur thash se sonte, këtu do rri dhe pengun që me le
Jo shko pusho eja nesër herët se kam me të thënë diçka,
Por para agimit të muajit maj i dhe lamtumirën kësaj bote
me buzëqeshjen në fytyrë e nur të ndritur si dritë hëne.

Vij rrallë te varri, jo që s’dua, por ,sa herë vij më duhet të qajë
Sa herë vij më duhet të them se sa shumë të dua Nanë
Sa herë vijë e di se të përloti sytë e ty edhe ndër varr
NANë, as një varg s’ka mundësi më përshkrua dhembjen
As dashurinë, as humbjen se ti përfundimisht je në zemrën time.
Siluetë e përditshme je në sytë e mi.

Më Shumë

Kurti nga Suhareka premton rritje të pagës minimale 500 euro

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral me qytetarët e Suharekës. Para tyre, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, foli për të arriturat gjatë qeverisjes së...

Aliu e Nikoloski do të vizitojnë punimet në rrugën Prizren-Tetovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikoloski, sot do të vizitojnë punimet...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit