9.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Ndahen çifti, Sam Hunt dhe Hannah Lee Fowler, arsyeja – “tradhtia” e këngëtarit

Gruaja e këngëtarit amerikan, Sam Hunt, Hannah Lee Fowler ka bërë kërkesë për t’i dhënë fund martesës së tyre 5-vjeçare, duke përmendur si arsye tradhtinë.

Hannah Lee Fowler pretendon në dokumentet e saj ligjore se Sam është “fajtor për sjellje të papërshtatshme martesore”, ndërsa e ka quajtur atë “fajtor për tradhti bashkëshortore”.

Seksioni i kodit që citon Hannah thotë: “Burri është fajtor për një trajtim ose sjellje të tillë mizore dhe çnjerëzore ndaj bashkëshortes, që e bën bashkëjetesën të pasigurt ose të pahijshme”.

Hannah Lee Fowler dhe Sam Hunt.

Sam dhe Hannah nuk kishin njoftuar se ishte shtatzënë, por në dokumente, ajo thotë se do të lindte në muajn maj.

Dokumentet u depozituan në Tenesi, ndërsa Fowler, ka kërkuar alimentacion. Ajo gjithashtu dëshiron kujdestarinë kryesore të fëmijës së tyre që do të lindë së shpejti dhe dëshiron mbështetjen financiare të fëmijëve nga babai i tyre.

Është e paqartë nëse ata kanë një paramartesë, por indikacionet tregojnë se ata e kishin bërë një të tillë sepse ajo kërkon që “palëve t’u jepet prona e tyre e veçantë”.

Sam Hunt dhe Hannah Lee Fowler.

Sa i përket alimentacionit, Hannah kërkon “alimentacion kalimtar, alimentacion rehabilitues dhe alimentacion në të ardhmen”.

Çfarë është interesante, dokumentet tregojnë dyshja u ndanë në kohën kur ajo u paraqit në gjykatë, e cila ishte më datën 18 shkurt.

Çifti u martua në vitin 2017 dhe albumi i Sam, “Montevallo” flet për marrëdhënien e tij me Hannah.

 

Më Shumë

Kroacia, kampione e Mesdhetarit

Kroacia është fituese e Kampionatit të 19-të Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet. Kjo ngjarje e rëndësishme e hendbollit është mbajtur prej të hënës...

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

Lajmet e Fundit