15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Ndahen Taylor Swift dhe Calvin Harris

Këngëtarja 26 vjeçare e hitit “Blank Space” dhe artisti 32 vjeçar i kanë dhënë fund lidhjes pas 15 muajsh së bashku.

“Nuk kishte dramë. Gjërat thjesht nuk funksionojnë ndonjëherë”, ka deklaruar një burim për revistën People.

Këta të dy së fundmi janë parë duke u shëtitur së bashku në Beverly Hills. Calvin gjatë javës së kaluar u përfshi në një aksident trafiku, por ka shpëtuar më lëndime jo shumë serioze.

“E gjitha ndodhi gjatë javës së kaluar”, ka shtuar burimi.

“Taylor dhe Calvin nuk kishin ndonjë zënkë të madhe, por romanca thjesht nuk ishte më prezente mes tyre. Ai është personi që i dha fund lidhjes. E gjitha është bërë me maturi. Taylor është shumë e pikëlluar por ata janë ende duke komunikuar”, ka përfunduar burimi.

Më Shumë

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Dragashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e grave në biznes

Komuna e Dragash ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, që...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit