26 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare, regjisori i madh Dhimitër Anagnosti.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, e cila ka shkruar se pas një lëngimi të gjatë, iu bind ligjit të jetës.

Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Foto: Screenshot

Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Ai është regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e qytetarëve si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe shumë të tjerë.

Anagnosti kishte pasion edhe letërsinë. Ai botoi dy libra, romanin “Koburja nga Europa” (2017) dhe “Ulliri pema e dhembjes” (2019), në të cilin, i cili zbulon dy jetët e tij, atë të shkrimtarit dhe kineastit.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, qëndrimin qytetar si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit” dhe është vlerësuar me dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Përveç artit, ai ka dhënë kontribut edhe në politikë. Në fillim të viteve të 90-ta, ai u angazhua edhe në politikë, duke shërbyer si deputet i PD-së (1991-1996).

Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti. /Telegrafi/

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Djali i Rexhep Selimit pranon uniformën e veteranit të UÇK-së

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, së bashku me djalin e saj, Aresin, morën pjesë në prezantimin e uniformës zyrtare të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Arrestohen dy persona në Malishevë se u futën në një pronë private të armatosur, i kapen edhe armë

Policia në Malishevë pas pranimit të një video-incizimi ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në një pronë private në fshatin Shkozë më 24...

Lajmet e Fundit