33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Ndalohet hyrja e palëve dhe avokatëve pa ftesa në Gjykatën e Prizrenit

Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së palëve dhe avokatëve në objektin e Gjykatës pa ftesë ose leje gojore.

“Urdhërohen punëtorët e sigurimit dhe recepsionistja që të mos lejojnë hyrjen e Avokatëve dhe palëve në objektin e Gjykatës pa ftesa ose leje gojore të kryetarit të gjykatës apo gjyqtarit me përjashtim në zyrën për dorëzimin e shkresave”, thuhet në vendimin e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryetarin e Gjykatës, Ymer Hoxha, i cili tha se ky vendim është marrë për të pasur rend dhe rregull në Gjykatë.

“Ky vendim është marrë që të ketë rend dhe rregull, dhe të mos pengohet puna e gjykatësve, kështu funksionon edhe në polici, në odën e avokatëve e në shumë institucione të tjera. Asnjëri që nuk ka ftesë ose leje të gjykatësit nuk lejohet të hyjë”, tha Hoxha për KALLXO.com

Në vendimin e Hoxhës thuhet “nëse Avokatët apo palët nuk e zbatojnë urdhrin atëherë personeli i sigurimit i largon me detyrim”.

Vendimi i kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren ka hyrë në fuqi me 8 gusht dhe sipas Hoxhës nuk do të shfuqizohet.

Më Shumë

Prizreni dhe Drini i Bardhë mes klubeve të promovuara – priten nga kreu i FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, priti sot përfaqësuesit e klubeve që siguruan ngjitjen në ligat më të larta për...

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Lajmet e Fundit