-4.5 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Ndërkombëtarët na thanë votojeni Specialen, do të hiqet paragrafi i ‘trafikimit të organeve’

Nait Hasani ishtë njëri prej deputetëve që kishte votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Hasani ka thënë se ishin ndërkombëtarët ata që kërkuan themelimin e Speciales për të hequr paragrafi ku thuhet se UÇK-ja kishte bërë trafikim organesh

“Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit. Kemi pasur mjaft miq ndërkombëtarë që kanë punuar për Kosovën, kanë deklaruar se ju do ta krijoni Gjykatën Speciale sepse një paragraf që është prezantuar nga Dick Marty, ta pastrojmë këtë paragraf. Të gjithë këta që janë sot në Hagë e kanë ditë që ky paragraf dhe kjo vepër nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe kanë qenë të gatshëm të përballen me këtë. Prandaj ka qenë insistimi që ta formojmë”, ka thënë Hasani.

“Për shkak se t’ia heqim këtë njollë Ushtrisë tonë, luftës, lirisë dhe gjeneratave të ardhme sepse është paragraf i rëndë. Të thuash që një ushtri ka bë trafikim organesh është e tmerrshme”, ka shtuar ai.

Hasani ka shtuar se Gjykatën Speciale nuk e lidh asgjë me Kosovën

“Na besojmë në drejtësi, vazhdimisht kemi besuar, por kjo formë më duket është e padrejtë sepse atje gjykohet autoriteti i luftës dhe lufta jonë por jo Hashim Thaçi. Gjykata Speciale është e ndarë nga Kosova dhe e vendosur atje, nuk e lidh kurgjo me Kosovën. Për vizita nuk munden me shkru kryeministri apo ministrat si shtet, por vetëm si qytetarë”, ka shtuar Hasani.

Më Shumë

Komuna e Dragashit prezanton investitorë nga Pakistani për bashkëpunim në bujqësi

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Dragashit do të organizojë të martën, më 06.01.2026, një takim informativ dhe debat të hapur me fermerë...

Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend – herët të flitet për qeverinë

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje. “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht...

Lajmet e Fundit