20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Ndërron jetën në moshë 81-vjeçare ikona e muzikës botërore

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, ikona muzikore e New Orleans, Art Neville (Arthur Lenon Neville).

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, menaxheri i tij ka bërë të ditur lajmin e hidhur për mediat dhe fansat e Neville.

Mediet a huaja shkruajnë se 81-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij, pasditen e së hënës. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Art Neville ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “The Meters” dhe “The Neville Brothers”, me të cilët ka pasur shumë sukses.

Neville ka fituar edhe çmimin “Grammy Awards”. Gjithashtu ai ka marrë një çmim nga organizata “Lifetime Achievement Award” në karrierën e tij artistike mbi 50 vjet.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për...

Lajmet e Fundit