Në fundjavë nis Liga e Veteranëve në basketboll

Të dielën do të fillojë Liga e Veteranëve të Kosovës, ku do të zhvillohet xhiroja e parë.

Në Kampionatin për Veteranë do të marrin pjesë TrepçaYlliPrishtinaVëllaznimiPeja dhe Bashkimi.

Java e parë do të zhvillohet në Therandë, për të vazhduar më pas në qytetet tjera, ndërsa në tërësi do të zhvillohen pesë xhiro. Në klubet përkatëse do të luajnë ish-basketbollistë të njohur, që sërish do të rikthehen në parket, kësaj radhe si veteranë.

FBK në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, ndërsa kohë më parë është formuar edhe Komisionit të Veteranëve të FBK-së. Me anë të këtij Komisioni synohet që të realizohen qëllimet e Planit Strategjik, transmeton Topsporti.

ORARI DHE NDESHJET

Xhiro I:

14:00 Trepça – Ylli
15:30 Prishtina – Vëllaznimi
17:00 Peja – Bashkimi,

Xhiro II:

Ylli – Bashkimi
Vëllaznimi – Peja
Trepça – Prishtina,

Xhiro III:

Prishtina – Ylli
Peja – Trepça
Bashkimi – Vëllaznimi,

Xhiro IV:

Ylli – Vëllaznimi
Trepça – Bashkimi
Prishtina – Peja,

Xhiro V:

Peja – Golden Eagle Ylli
Bashkimi – Prishtina
Vëllaznimi – Trepça.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit