Në Gorozhup të Hasit përkujtohet 22 vjetori i operacionit “Shigjeta”

Në përkujtim të 32 dëshmorëve të UÇK-së që ranë heroikisht 22 vite më parë në operacionin “Shigjeta”, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, sot kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë memorialit të dëshmorëve në Gorozhup.

May be an image of 8 people, people standing and outdoors

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se si të gjitha betejat tjera të lavdishme të UÇK-së, edhe kjo betejë ishte një nga operacionet më të rëndësishme që na solli lirinë, ku morën pjesë shumë ushtarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare./PrizrenPress.com/

May be an image of 3 people, people standing, outdoors and monument

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit