11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Në kërkim të migrimit

Shqiprim PulajShkruan: Shqiprim Pula

Këndvështrimi historik

Studimet e hershme të së drejtës mbi migracionin, kryesisht i takonin të drejtës (ndërkombëtare) publike, për ti rregulluar pasojat e konflikteve nëpër botë, ku si rezultat ishin lëvizjet e njerëzve nga shteti i origjinës, në kërkim të një strehimi të sigurt dhe një jete më të mirë ekonomike.
Rastet të cilat mbesin në kujtesën e tonë brenda kësaj fushe, janë ato që datojnë nga mesi i shekullit XIX e deri në kohërat e sotme moderne. Procesi i lëvizjeve mori vëmendje të shtuar veçanërisht gjatë epokës së zhvillimit industrial, nisur nga Francezët, Gjermanët, Italianët, Irlandezë apo Hebrejt nga Spanja etj., drejt tokës së premtuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lëvizjet e njerëzve ndodhin edhe sot, madje edhe brenda vendeve anëtare të Unionit Europian. Theks të veçantë duhet vënë vitit 2004, atëherë edhe kur ndodhi zgjerimi më i madh në historinë e ekzistencës së Unionit, kryesisht me vende të reja nga shtetet e Europës qendrore dhe lindore, të ndikuara nga ish-Bashkimi Sovjetik. Shembull tipik i lëvizjes së personave është ai i Polonisë që, nga 1 Maj, 2004 deri më 2006 drejt Anglisë kanë migruar hiq më pak se 2 milion polak, për një jetë më mirë. Madje, po të lexohen edhe raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tregohet një pritshmëri e lëvizjes së 2 milion njerëzve në vit. Kjo, si rezultat i shumë faktorëve, atyre ekonomik, social e demografik që vendet e ndryshme Europiane, e ofrojnë si mundësi dhe e kanë si nevojë, të cilat në mungesë të natalitetit dhe plakjes së popullsisë, duan ti popullojnë vendbanimet e caktuara.

Këndvështrimi Europian sot ..Unioni Europian, si entitet mbi shtetëror apo ‘supra-nacional’ natyrshëm ka krijuar mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kombeve dhe shteteve anëtare të Unionit, por jo vetëm, një mundësi e tillë, është krijuar edhe për vendet jo-anëtare, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asocimit apo kanë fituar statusin e vendit ‘kandidat’. Kjo mundësi, ka zënë vend në ‘acquis communnautaire’ si një nga të drejtat fundamentale komunitare, në kuadër të proceseve integruese dhe zgjerimit të Unionit Europian. Meqenëse, kuadri ligjor i Unionit ka prevalencë mbi të drejtën e vendeve anëtare, atëherë edhe ankimimi bëhet në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, në rast të mos-respektimit apo shkeljeve që eventualisht mund të ndodhin, përsa i takon lëvizjes së qytetarëve. Lëvizja e lirë e qytetarëve, shikuar nga konteksti i së drejtës, ka evoluar sipas nevojës dhe rrethanave të kohës, që me hyrjen në fuqi të Traktatit të Mastrihtit dhe krijimit të tregut unik Europian u bë një realitet, dhe sot, është domosdoshmëri për reth 500 milion banorët e Unionit.

Këndvështrimi nga Kosova ..E tërë historia politike dhe ekonomike e Kosovës, paralelisht ka ecur me historinë e migrimit të qytetarëve tanë drejt vendeve të tjera, me bindjen dhe shpresën për një jetë më të mirë. Fundja, procesi i globalizimit dhe zhvillimi i teknologjisë, ka mundësuar që, secili të shoh dhe krahasoj mirëqenien sociale me vendet tjera. E vërteta qëndron se, Republika e Kosovës po varfërohet dhe pakësohet në numër të qytetarëve e po pasurohen vendet pritëse nga qytetarët tanë, por kjo dukuri është e lashtë, sa vet ekzistenca e Kosovës. Sot, si asnjëherë më parë, nuk mund të ndalen njerëzit për të lëvizur drejt vendeve dhe kërkimit të mundësive më të mira, ajo çfarë nga institucionet e Republikës kërkohet me domosdoshmëri është krijimi i kushteve elementare për një jetë të dinjitetshme për të gjithë, duke filluar nga gjenerimi i vendeve të reja të punës dhe profilizimi i të rinjve për ato vende pune e deri tek luftimi i ‘migracionit biznes’ nga rrjetet mafioze që organizojnë trafikimin e njerëzve nga Kosova drejt vendeve pritëse. Akterët politikë, drejtuesit e institucioneve, duhet gjetur konsensusin politik e qytetar, që si sfidë të radhës ta kenë edhe reflektimin, që duhet shprehur, duke krijuar mundësi pune, për parandalimin e largimeve kolektive. Ngase, ikjet kolektive vërtet janë shqetësuese, por edhe pjesë e pa-ndashme e shoqërive në tranzicion, si kjo e jona.

(Autori wshtw njohës Ligji dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Më Shumë

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Lajmet e Fundit