6.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Në Prizren do të ketë kthim të pjesshëm në shkolla dhe E-mësim

Autoritetet komunale të Prizrenit deklarojnë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor më datën 14 shtator.

Ata kanë theksuar se janë përcaktuar për skenarin B, ku është paraparë kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi.

Drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, ka pohuar se Prizreni është bërë gati që të nisë vitin shkollor në datën e përcaktuar nga MASH-i, dhe se pothuajse të gjitha shkollat janë dezinfektuar, janë pajisur me dezinfektues dhe me shenja të mbajtjes së distancës, transmeton KOHA.

“Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të fillojmë me skenarin B, që nënkupton mësimin me prezencë në shkollë, si dhe atë të kombinuar me mësimin në distancë. I kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura sa i përket anës teknike, mirëpo edhe anës tjetër të organizimit të mbajtjes së procesit mësimor”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka theksuar se Prizreni për vjeshtën e këtij viti ka gati sistemin elektronik për monitorimin e rrjedhës së procesit mësimor, përkatësisht monitorimin e drejtorëve të shkollave nga DKA-ja, monitorimin e mësimdhënësve nga drejtorët e shkollave dhe monitorimin e nxënësve nga mësimdhënësit.

“Gjatë verës Komuna e Prizrenit ka identifikuar mënyrën se si mund të mbahet mësimi në distancë, ku faktikisht të gjithë nxënësit kur logohen në sistem iu del koha kur janë kyç në mësim, cili mësimdhënës sa ka mbajtur mësim, çdo drejtor me pasë qasje në numrin e orëve, të cilat i mban mësimdhënësi, dhe në të njëjtën kohë me pasë konsultime me prindërit”, është shprehur Haskuka.

Sipas tij, ka dallime në numrin e nxënësve te shkollat në zonat rurale dhe ato urbane, prandaj dhe përgatitjet janë bërë për skenarë të ndryshëm.

MASH-i ka hartuar Udhëzuesin e përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, ku janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie./KOHA/

Më Shumë

Urimi i Selmanajt për festën e Fitër Bajramit

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka vizituar Bashkësin Islame. Ai ka uruar të gjithë besimtarët Islam për festën Fitër Bajramit. "Dashuria për atdheun dhe...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.   Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje...

Lajmet e Fundit