15 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Në Prizren katër persona shoqërohen në polici, nuk respektuan orën policore

Ditën e djeshme në Prizren katër persona janë shoqëruar në stacionin policor, për mos veprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë, transmeton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Kuksit, Prizren , 07.04.2020-02:50. Tre (3)  të dyshuar meshkuj kosovarë  janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur  në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë

 Fsh. Korishë, Prizren, 07.04.2020 – 16:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

Më Shumë

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Policia ndërmerr aksion kundër parkingjeve të parregullta në Prizren – 106 gjoba për dy orë

Parkimet e parregullta vazhdojnë të mbeten një ndër sfidat kryesore për qytetin e Prizrenit. Ato pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar...

Lajmet e Fundit