10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Në Prizren, mbyllen tregjet dhe fillon dezinfektimi i ndërtesave kolektive

Komuna e Prizrenit ka vendosur t’i mbyllë tregjet në këtë qytet, si një nga masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, ka pohuar se kjo masë është marrë bazuar gjithashtu në vendimet e nivelit qendror.

“Është parë që tregjet janë në rrezik permanent nga përhapja e koronavirusit për shkak se edhe Tregu i Gjelbër, edhe tregu ‘Fatoni’, edhe tregu lart, që bëhet ditën e mërkurë, mund të grumbullojë numër të madh qytetarëve, veçmas tani kur është orari i kufizuar dhe mund të sjellë deri te përhapja e sëmundjes”, ka thënë Islam Thaçi, Drejtori i Inspektorateve.

Sipas tij, në këtë komunë ende nuk ka raste të prekura nga COVID-19 dhe ata vazhdojnë t’u bëjnë thirrje prizrenasve për kujdes.

Ndërkaq koordinatori i shtabit emergjent lokal, Visar Shehu, ka bërë të ditur se të enjten ka filluar dezinfektimi i të gjitha ndërtesave kolektive në Prizren.

“Në mëngjes ka filluar në lagjen “Bazhdarhane”, ka vazhduar në lagjen “Ortakoll” dhe në lagjen “Lakuriq”. Do të bëhet dezinfektimi i të gjitha ndërtesave kolektive në Komunën e Prizrenit, pavarësisht viteve kur janë ndërtuar, a është private apo publike, të gjitha do të dezinfektohen”, ka thënë Visar Shehu, Koordinator i Shtabit emergjent lokal.

Sipas tij, dezinfektimi po bëhet sipas protokollit, ku përfshihen shkallët, holli i katit të parë dhe lifti./KOHA/

Më Shumë

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Lajmet e Fundit