Në Prizren në zgjedhjet e 3 nëntorit të drejtë vote kanë mbi 8000 votues të rinj

Zgjedhjet-ksKomisioni Komunal zgjedhor në Prizren, pas nominimit të emrave nga partitë politike në përbërje të plotë ka filluar punën për përgatitjen teknike të zgjedhjeve me 3 nëntor. Veq zyrtarit të përhershëm në KKZ, anëtarë të komisionit kanë dominuar partitë që janë të përfaqësuara në Parlament.Nga 6 gushti në komisionin Komunal zgjedhor, mundë të lajmërohen të gjithë personat që nuk i kanë emrat në vendvotimet ku jetojnë, ose që dëshirojnë ta ndërrojnë vendvotimin brenda komunës. Periudha për këtë ndërrim të vend votimeve është deri me 24 shtator,transemton TVO

Në komunën e Prizrenit numri i votuesve të ri është mbi 8000, ndërsa i votuesve mbi 157 mijë.NË Komunën e Prizrenit në zgjedhjet e 3 nëntorit do të jenë 7 vendvotime të reja.Komisioni komunal zgjedhor në ditët e ardhshme do ta hap edhe konkursin për trajner, dhe do ta bëjë trajnimin e komisionerëve.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit