7.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Në Prizren vetëm dy kolegje private kanë akreditimin e duhur

ura e gurit ne prizrenNë Prizren veprojnë disa institucione të arsimit të lartë privat, ndërkohë që vetëm dy prej tyre janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë konfirmuar se ato degë të institucioneve të arsimit të lartë privat që nuk janë akredituar e që veprojnë në Prizren këtë e bëjnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Sipas tyre, krahas Universitetit Publik edhe dy kolegje private janë të akredituara për të zhvilluar veprimtarinë në Prizren, në përputhje me ligjin.

“Institucionet e arsimit të lartë të akredituar  nga Agjencia e Kosovës për Akreditim në Prizren  janë universiteti publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” , kolegji International” dhe Kolegji “Fama””, ka thënë Furtuna Mehmeti eksperte për vlerësim dhe akreditim në AKA.

Më Shumë

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Lajmet e Fundit