20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Në Rahovec vetura godet këmbësorin, i cili përfundon me lëndime të rënda në spital

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti sot rreth orës 18:00 është goditur nga një veturë në Rahovec.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Nysret Gjurkaj – zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjakovë.


“Sot rreth orës 18:00, stacioni policor është njoftuar se në rrugën “Avdullah Bugari” në Rahovec, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet civil dhe një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime të rënda”, ka thënë Gjurkaj.

Sipas tij, deri te aksidenti ka ardhur derisa i dyshuari ishte duke drejtuar automjetin e tij në rrugë dhe kur arrin në afërsi te furra e bukës ‘ERZAN’ nga pakujdesia duke mos iu përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave të rrugës godet këmbësorin, i cili në momentin kritik kishte qenë duke kaluar rrugën. Për pasoje viktima merr lëndime të rënda trupore.

“I lënduari është ndalur për shërim të mëtejmë në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, ka thënë ai.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar hetuesit e aksidenteve të bëjnë shikimin e vendit te ngjarjes, dhe rastit procedohet në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/

Më Shumë

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Rasti i 71-vjeçarit që vdiq pasi ra nga Kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ka dyshime

Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë pasi u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit. Avokati Gent Gjini,...

Lajmet e Fundit