11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Në shtator gjashtë shkolla të reja

Shkollae mesme-anton cettaGjashtë objekte të reja shkollore të ndërtuara në bazë të standardeve ndërkombëtare do të përurohen në fillim të vitit të ri shkollor që fillon më 1 shtator.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka thënë se qëllim kryesor i kësaj ministrie është ngritja e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet.

Arbër Morina, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë për “Epokën e re” se një prej faktorëve që ndikon në rritjen e cilësisë në arsim, është edhe infrastruktura e mirë shkollore. “Prioritet i Ministrisë së Arsimit është rritja e cilësisë në arsim. Ministria e Arsimit ka ndërmarrë shumë aktivitete në ngritjen e cilësisë, e një prej faktorëve që ndikon drejtpërsëdrejti është infrastruktura shkollore. Ju e dini se që nga viti 2007 deri më tani janë ndërtuar mbi 100 objekte shkollore, që janë objekte moderne në bazë të standardeve ndërkombëtare. Në këtë shtator do të përurohen edhe gjashtë shkolla të reja”, ka thënë Morina. Sipas tij, ndërtimi i më tepër se 100 objekteve shkollore ka ndikuar të mos ketë mësim në tri ndërrime.

Morina ka treguar se tashmë në Kosovë ekzistojnë vetëm 16 shkolla në të cilat mësimi zhvillohet në tri ndërrime. “Kjo ka ndikuar në zbutjen e shifrave të objekteve që punojnë në tri ndërrime. Ju e dini se numri i shkollave me tri ndërrime ka rënë. Tashmë kemi më pak se 16 shkolla që punojnë në tri ndërrime. Ne po përpiqemi që sa më shumë të investojmë në infrastrukturë. Shumica e shkollave në Kosovë punojnë në dy ndërrime. Këtë shtator pritet të përurohen objekte të reja shkollore, gjashtë janë të gatshme dhe do të përurohen në shtator, Shtime, Istog, Prizren, Prishtinë (shkolla model), Pejë dhe Gjilan”, është shprehur Morina, duke shtuar se në shtator nxënësit dhe mësimdhënësit kanë mundësi t’i shfrytëzojnë këto objekte moderne.

Gjithashtu, ai ka bërë me dije se në rast se arrihet të përfundojnë dyshemetë, për shtator do të jenë të gatshme edhe katër shkolla të tjera: në Lipjan, Suharekë, Rahovec dhe Mitrovicë.

Më Shumë

Sali Berisha, sot 80 vjeç

Ish-kryeministri shqiptar, kryetari i PD-së, Sali Berisha sot ka ditëlindjen. Ai ka mbushur 80 vjet. Kështu ka bërë të ditur vet Berisha në një...

Kosova nënkampione e Evropës: Migjen Shala fiton medaljen e bronztë

Sukses historik për kombëtaren tonë të aeronautikës. Ekipi i Kosovës fitoi dy medalje në Kampionatin Evropian, disiplina precizion në paragllajdizëm (FAI Class 1), që...

Lajmet e Fundit