5.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Në Suharekë janë vaksinuar 42 persona mbi moshën 85 vjeç

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë takimit përveç tjerash u tha se së shpejti do të fillohet me vazhdimin e punimeve në hapjen e rrugëve fushore, pastaj me pastrimin e lumit të qytetit, kurse po punohet edhe në përfundimin e projekteve që janë në realizim e sipër si dhe fillimin e realizimit të projekteve të reja.

Sa i përket gjendjes rreth vaksinimit të personave të moshuar u tha se deri tani janë vaksinuar 42 persona të moshës mbi 85 vjeç dhe edhe 14 të tjerë janë në radhë, kurse shumë shpejt do të vaksinohen edhe banuesit e Shtëpisë së të moshuarve në Gjinoc.

Nga drejtoria e Ekonomisë dhe Financave u tha se ky muaj ka filluar mirë sa i përket të hyrave vetanake. Më pastaj kryetari edhe kësaj radhe ka kërkuar që të respektohet Ligji dhe afatet për pagesat.

Pas diskutimeve dhe njoftimeve, kryetari ka dhënë detyra dhe përgjegjësi për drejtorët për ditët në vijim

Më Shumë

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Humbja e thellë në start të sezonit pranveror të Ligës së Parë, i ka kushtuar rëndë trajnerit të Lirisë, Liridon Leci. KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/1430800188460424 Tëvë 1 mëson...

Lajmet e Fundit