3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Nënshkruhet kontrata për sheshin qendror të Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e sheshit qendror në këtë komunë në vlerë 3,817,347.79 euro.

“Pas asistimit profesional në të gjitha fazat dhe procedurat ligjore deri te hapja e konkursit ndërkombëtar të projektimit, ku kanë aplikuar 80 studio të arkitekturës nga 37 vende të botës e të 5 kontinenteve, juria profesionale me tre anëtarë ndërkombëtarë e dy vendorë, me unanimitet ka vendosur për projektin e hartuar nga arkitektët: Thomas Boerendonk nga Holanda, Daniel Arce Chu nga Uruguaji dhe Nguyen Duy Minh nga Vietnami, të cilët i kanë dhënë Rahovecit një dizajn ikonik dhe shumëfunksional, ashtu siç e kërkuan qytetarët e komunës sonë”, ka njoftuar komuna e Rahovecit.

Përmes këtij projekti, synohet që të kenë qasje në hapësira publike të sigurta, të shëndetshme dhe për të gjithë qytetarët, e në veçanti për fëmijët, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

Gjithashtu, synohet edhe krijimi i mundësive të reja për biznes dhe rritja e cilësisë së jetës urbane.

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Sonte finalja e madhe e Sanremos 2026, 30 artistë në garë për trofeun

Teatri Ariston ka hapur dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos. Mbrëmja e së shtunës, 28 shkurt, shënon...

Lajmet e Fundit