26.9 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Nëse keni më shumë se 25 mijë euro do të hetoheni nga shteti

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kjo byro, siç ka treguar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të jetë institucion i pavarur, i cili do të themelohet e do t’i raportojë Kuvendit të Kosovës. Kuvendi do ta zgjedhë edhe drejtorin e byrosë, me shumicë të thjeshtë votash.

Rregullimi i brendshëm i kësaj byroje që do t’ua verifikojë pasurinë personave zyrtarë, familjarëve të tyre, personave të ekspozuar politikisht dhe palëve të treta, do të dihet më vonë, pasi ligji të hyjë në fuqi.

Njëkohësisht, siç ka bërë të ditur Sallahu, verifikimi i pasurisë ka fuqi retroaktive, çka do të thotë se pasuria e zyrtarëve mund të hetohet nga 17 shkurti i 2008-ës, si dhe deri në 10 vjet mbrapa kohës që një zyrtar ka lënë postin e tij, gjithnjë duke i paraqitur faktet se duhet të konfiskohet pasuria që nuk është arsyetuar dot pranë gjykatës.

Shuma e pasurisë, e cila bën që zyrtarët publikë të kenë punë me këtë byro është 25 mijë euro e sipër dhe hetimet mbi pasurinë vlejnë vetëm për ata që kanë nënshtetësi kosovare, e do të bashkëpunohet edhe me ndërkombëtarët, nëse ka dyshime se pasuria ruhet jashtë Kosovës.

Pasuria e zyrtarëve që nuk arsyetohet si u fitua do t’i kthehet shtetit dhe për këtë Ministria e Drejtësisë po përgatit një koncept-dokument të ri për të krijuar një lloj FONDI KONFISKIMI, e do të vendoset edhe ku do të destinohen mjetet.

Më Shumë

Bashkimi fiton edhe ndaj Jedinstvo-s

KB Bashkimi po vazhdon serinë e ndeshjeve kontrolluese me sukses. Skuadra prizrenase ka shënuar fitoren e dytë radhazi, këtë herë ndaj KK Jedinstvo me...

Familja Gashi në Mleqan të Malishevës merr çelësat e shtëpisë së re

Në fshatin Mleqan të Malishevës, familja Gashi ka marrë sot çelësat e shtëpisë së re, dhuratë nga Shoqata humanitare “Bereqeti”. Ceremonia e dorëzimit u...

Lajmet e Fundit