11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Nesër vihet gurthemeli i Çerdhes dhe Shkollës së Mesme të Muzikës në Prizren


Në Prizren, do të bëhet nesër,  vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Institucionit Parashkollor – Çerdhes dhe të Shkollës së Mesme të Muzikës.

Së pari në ora 10:00 do të vihet gurthemeli i çerdhes, e cila do të ndërtohet në lagjen “Bajram Curri”, përballë shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”, ndërsa menjëherë më pas, do të vihet gurthemeli për shkollën e muzikës, në hapësirën e ish-Benafit.

Në ceremoninë e vënies së gurthemeleve do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Skender Susuri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Dragashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e grave në biznes

Komuna e Dragash ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, që...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit