Neville: Sjellja e Ronaldos më neverit

Sjellja e Cristiano Ronaldos në javët e fundit, si dhe dëshira e tij për t`u larguar nga Manchester United nuk është pëlqyer nga legjenda të këtij klubi, Gary Neville.

“Si ish-kapiten i Unitedit, jam i neveritur ta shoh këtë. Ylli i Manchester United luan lojëra të ndryshme në dhomën e zhveshjes. Nuk duhet të sillet kështu ylli kryesor i klubit. Kjo ka ndodhur disa herë gjatë viteve të fundit. Ne kishim edhe Paul Pogban, i cili luajti kështu me klubin gjatë gjithë kohës”, tha Neville.

Në fakt, ylli oortugezi nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford” sepse klubi nuk luan në Champions League. Përveç kësaj, Cristiano beson se klubi nuk ka sjellë mjaftueshëm lojtarë të mirë për të qenë konkurrues në sezonin e ri në Ligën Premiere.

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit