18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Nexhmi Krasniqi nuk ndalet, akuzon sërish organet e drejtësisë

Nexhmi Krasniqi PKDrejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi ka akuzuar sërish organet e drejtësisë për lëshimin e personave me vepra penale. Ai ka thënë se tre të vrarit e fundit kanë qenë recidivist të veprave penale.

“Nuk jam i kënaqur me organet e drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve” ka thënë Krasniqi.

Rasti i vrasjes së trefishtë që ndodhi në qytetin e Prizrenit,ende është i pandriçuar.
Dorasit janë ende në arrati, ndërsa policia ka vënë në aksion të gjithë kontingjentin e oficerëve policorë. Dyshohet se autorët e vrasjes janë familjarë, njëri 48 e tjetri 23 vjeç.

Edhe tre personat e vrarë, janë të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të të kaluarës së tyre të dyshimtë.

Të njohur dalin këta persona edhe në prokurorinë themelorë të Prizrenit. Ushtruesi i detyrë së kryeprokurorit në Prizren, Metush Biraj, thotë ndërkaq se procedimet për paraburgim janë masat e fundit që merren për sigurimin e të pandehurit në procedurë.

Jo rrallë rastet e rënda të vrasjeve, rrëmbimeve etj., i bëjnë personat recidivistë, por Kryetari i Gjykatës, Ymer Hoxha thotë se trupi gjykues shpesh ka mungesë të informacionit për raste të tilla.

Sipas zyrtarëve të policisë, për Ferdi Shishkon rëndojnë mbi 15 raste të rënda të precedencës penale, Haki Thaçi kishte gjashtë raste të rënda dhe Belgin Ersoj 11 raste të rënda penale.

“Edhe të dyshuarit për vrasjet e djeshme kanë prapavijë kriminale jashtë vendit. Nëse ata provohet se e kanë kryer këtë rast, dënimi i tyre në bazë të ligjit në fuqi duhet të jetë maksimal”, thotë ud. i kryeprokurorit, Metush Biraj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me...

Vazhdon regjistrimi i popullsisë në Prizren: Kontaktoni në numrat e publikuara!

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë do të vazhdojë deri më 24 maj. "Të gjithë ju që keni mbetur pa u regjistruar,...

Lajmet e Fundit