Neymar kthehet në Paris

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar Jr, është kthyer sot në kryeqytetin e Francës, një javë para rifillimit të stërvitjeve.

Lojtari kaloi disa kohë në Brazil, pasi sezoni në Francë tashmë është anuluar dhe skuadra e tij nuk kishte angazhime.

‘L’Equipe’ raporton se braziliani ateroi në Paris me një aeroplan privat, gjatë ditës së shtunë, transmeton lajmi.net.

Lojtari pritet të kthehet në fushat e blerta duke filluar nga 22 korriku, për të filluar përgatitjet për Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi brazilian shkoi në Brazil gjatë kohës kur filloi pandemia Covid-19, në mes të marsit, dhe që atëherë ka mbajtur veten në formë me anë të fitnesit.

Lojtari ndërkohë vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, por ai nuk ka thënë akoma ndonjëgjë rreth kësaj.

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit