-6.5 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Nga Gjermania: Gosens dhe Reus jashtë Kupës së Botës, në listë përfshihet Moukoko

Ylli i Inter-it, Robin Gosens dhe ai i Borussia Dortmund, Marco Reus nuk do të jenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta gjermane “Kicker”.

Sipas raportit, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka zgjedhur kapitenin e Freiburg-ut, Christian Gunter për të marrë vendin e Gosens.

Mbrojtësi i Leipzig, Lukas Klostermann do të udhëtojë gjithashtu në Katar, pasi së fundmi është rikthyer në stërvitjet e ekipit pas një dëmtimi të gjatë.

Në skuadër janë edhe dy talentet e Borussia Dortmun-it, Karim Adeyemi dhe Youssoufa Moukoko. Por, do të mungojë një yll si Reus për shkak dëmtimi.

Sipas “Sportbuzzer”, super talenti i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz gjithashtu nuk do të jetë pjesë e “Panzerave” për Kupën e Botës.

Wirtz pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në mars dhe u kthye në stërvitjen e ekipit vetëm në fund të tetorit.

Në vend që të shkojë në Katar, Wirtz do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara me Leverkusen gjatë pushimit të Kupës së Botës.

Skuadra e plotë e Flick për Kupën e Botës do të shpallet këtë të enjte në orën 12:00.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e...

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

Lajmet e Fundit