Mesfushori i Inter-it, Nicolo Barella do të rinovojë kontratën me zikaltrit, duke refuzuar një ofertë nga Manchester City, thonë raportet nga Italia.27-vjeçari ka qenë objekt i interesit nga të dyja anët e Mançesterit, por raportet e fundit nga Italia sugjerojnë se ai ka vetëm një plan për të ardhmen e tij të afërt.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se presidenti i Inter-it, Steven Zhang duhet të vendosë se kur do të nisë negociatat. Megjithatë, rinovimi është vendosur mes Inter-it dhe agjentit të lojtarit, Alessandro Beltrami.
Tashmë janë zhvilluar dy takime, i pari në Lisbonë dhe i fundit në Riad gjatë ditëve të Superkupës. Një tjetër takim mes palëve është planifikuar në Madrid.
Megjithatë, pjesa më e madhe e punës është kryer, nuk ka distancë ndërmjet palëve në lidhje me vullnetin, shifrat apo modalitetet e marrëveshjes.
Aspekti më intrigues i rinovimit janë kushtet e propozuara, të cilat teknikisht do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku, por detajet do të finalizohen shumë më herët.
Inter-i po shqyrton, si për Barella ashtu edhe për Lautaro Martinez, idenë e përfshirjes së lojtarëve në të ardhurat e krijuara nga udhëtimi ndërkombëtar i klubit. Në thelb, sa më shumë fiton Inter-i nga kompeticioni i Champions League ose Kupa e ardhshme e Botës për Klube, aq më shumë lojtarët do të shohin rritjen e pagave të tyre.
Është një ide inovative. Lojtarët nuk do të marrin çmimin tradicional për të fituar një trofe, por do të kenë një bonus të performancës bazuar në të ardhurat e klubit të përfshira në kontratën e tyre.
Barella tashmë ka një marrëveshje deri në vitin 2026, e cila i garanton atij një pagë prej 6 milionë euro në vit. Ai tashmë është në krye për sa i përket pagave brenda skuadrës së Inter-it.
Me marrëveshjen e re Barella do të fitojë 7 milionë euro në sezon, falë përfshirjes së bonuseve lehtësisht të arritshme, disa pothuajse automatike dhe të lidhura me objektiva shumë minimale. Përveç kësaj, do të ketë bonuset e lartpërmendura.
Barella do të bëhet lojtari italian më i paguar në Serie A dhe fituesi i dytë më i madh te Inter-i pas Lautaro-s. /Albanianpost.com