Nis asfaltimi i dy rrugëve në Prizren

Ka filluar asfaltimi i rrugëve “Trepetic-Petrovë” dhe “Serbicë-Smaq” në Komunën e Prizrenit. Fllimin e punimeve nga afër e kanë parë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit.

“Në kuadër të investimeve kapitale të Komunës së Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, panë nga afër fillimin e asfaltimit të rrugëve “Trepetic-Petrovë” dhe “Serbicë-Smaq”, gjatësia e të cilave arrin deri në rreth 4 km dhe do ta lehtësojnë dukshëm qasjen e shpejtë të banorëve të kësaj zone”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit