-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Nis “Kalimera Poetike”

Kalimera PoetikeEdicioni i 23-të i manifestimit “Kalimera Poetike”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, nisi mbrëmë në Kalanë e Ulqinit, me poeten shqiptare Luljeta Leshanaku.

Kalaja e cila thuhet që është ndërtuar para 2 mijëvjeqarëve e gjysmë, për tre netë rradhazi do të mirëpres të pranishmit që të jenë pjesë e orëve letrare. Edicioni i njëzetë e tretë i këtij manifestimi, i cili do të mbahet në datat 2-4 gusht, do të vazhdojë traditën e edicioneve të kaluara, ku kanë marrë pjesë shkrimtarë të njohur shqiptar dhe nga vendet tjera.

Pervec shkrimtarës e cila edhe hapi zyrtarisht “kalimerenë” e sivjetme, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe shkrimtari malazias Mirash Martinoviq autori i romanit “Teuta”, për të cilin qyteti bregdetar e ka rezervuar natën e dytë dhe shkrimtari nga Kosova, Beqë Cufaj, të cilit gjithashtu do t’i kushtohet mbrëmje autoriale nw mbrwmjet e fundit.

“Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët”, thuhet kështu në kumtesën, e cila paralajmëron edicionin e ri të “Kalimeresë Poetike”, e cila shkon drejt dhjetëvjetëshit të tretë të organizimit.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme letrare ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe më gjerë. Organizatorët e shohin manifestimit si orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë mbrëmjeve gjatë të cilat do të mbahet kjo ngjarje, përvec shkrimtarëve që janë subjek i manifestimit, do t’u bashkohen edhe shumë krijues letrarë, në ambientin i cili cilësohet si vendtakimi i shkrimtarëve shqiptar e të huaj.

Çdo edicion i këtij manifestimi letrar ka pasuruar ofertën turistike të qytetit të Ulqinit, me shkrimtar të njohur. Vitin e kaluar pjesë e “Kalimerës Poetike”, ishin shkrimtarët Kim Mehmeti, Mehmet Kraja dhe slloveni Slavko Pregl.

Më Shumë

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash

Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Menaxheri i Postës...

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit