Nis turneu i Elina Dunit në Itali

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elina Duni, bashkë më kuartetin e saj kanë nisur turneun në Itali.

Mbrëmja e parë u mbajt dje qytetin e Barit, në Hotel Nikolaus, kurse ky turne vazhdon sot në Mestre të Italisë dhe me 27 qershor në Ravenna Festival.

Elina Duni u lind në Tiranë dhe për herë të parë u ngjitë në skenë kur ishte vetëm pesë vjeç. Në vitin 1991, Duni shpërngulet në Gjenevë të Zvicrës. Ajo është e njohur për muzikën e saj xhaz me bazë nga shumë këngë të vjetra shqiptare në nivel ndërkombëtar. Repertuari i saj ndër të tjera përmbledhë albumet “Muza e zezë”, “Matanë Malit” dhe së fundi albumin më të ri, “Dallëndyshe”.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit