22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Zambaku, vlerë apo kiç

Post festum: Zambaku i 27-të, i radhës

Nga Fatmir Pireci

Mbrëmë, më 25 qershor 2015, në kopshtin veror të ish-kinemasë së Qytetit u mbajt edicioni i 27-të i radhës i Festivalit tradicional “Zambaku i Prizrenit”.

Për një prizrenas rezidentë të rëndomtë, Zambaku prej decieniesh paraqiste një identitet të vlerave të artit shpirtëror për të gjitha breznitë, do të thoja edhe në shkallë kombëtare. Si kultivues i denjë I ndjenjave estetike shpirterore, Zambaku që në një farë mënyre jo vetëm se e identifikonte një bukuri të raritetit natyror prizrenas (përmes Zambakut të Prizrenit), por atë vlerë materiale e ngriti në estetikë shpirtërore muzikore ! Festivali “Zambaku i Prizrenit” në brendinë shpirtërore të tijën, gjatë kohës së tij të artë jepte mesazhin e kamotshëm prizrenas për vlerat shpirtërore intime aristokrate, vlera këto të cilat prizrenasit gjatë njëmendësisë ideologjike nuk kishin mundur ndryshe ti shfaqshin publikisht nga se uniformimi i shoqërisë mbi parimet e jetës ideologjike të barazisë dhe të barabarësisë nuk duronte ekspozimin e ndjenjave të natyrshme humane të vlerave estetike shpirtërore! Duhej mund të madh gjatë pasluftës në Kosovë, viteve të 2000-ta, s pari për ta ngritur si “godinë arkitektonike” rifillimin dhe funksionimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, duhej gjetur financa, njerëz të vullnetit të mirë e entuziastë, e sa për vlera ishte e tepërt të kërkohej aty për aty….Nga se u institucionalizua dhe u shkep në tërë hapësirën shpirtërore të shoqërisë koncepti dhe mentaliteti I të vepruarit rural bajraktarist! Me të madhe morën hov festimet festivalqe të zhanrit të pa klasifikuar, me përmbajtje të kiçit e të shundit muzikor! Ndërkaq jo se u përbuzën vlerat estetike të kënaqësisë shpirtërore, të identitetit të pavdekshëm të cilësisë muzikore me shtrirje mbarëkombëtare (sikur që janë edhe serenatat korçare, sazet e Zajazit e ndonjë tjetër), por rrëmbyesit shkatërrues të vlerës artistike e shembën tash e 14 vjet pas luftës këtë perlë festive muzikore!

Qytetit të Prizrenit po ia humbin traditën ndërsa prizrenasve po i shëmtojnë vlerën estetike muzikore. Tash e sa kohë Festivali i Zambakut është shndrruar në festival komercial, në kiç, në asgjë, pos derdhjes së parasë publike në grabitje nga juritë “profesionale”, organizatorët e festivalit dhe ndarësve të çmimeve të pa merituara. Do të mbetet gjatë në kujtesën e artdashësve prizrenas dhe më gjerë skandali I shkepjes së çmimeve të edicionit të 26-të të Festivalit të kaluar!

Ky i sivjetmi, pos dukjes së shkëlqyer vizuale që kishte ne ekranin televiziv (falë teknologjisë elektronike të kohës), nuk shkëlqeu fare nga cilësia estetike sa I përket kultivimit të mirëfilltë të vlerave muzikore. Po na përsëritet, vite më parë çmimet I merrte këngëtari-organizator N. Krasniqi, e tani dirigjenti-kompozitor I disa këngëve të festivalit, V. Beqiri! Sa I përket cilësisë artistike të këngëve të interpretuara me tekste e këngë të kompozuara nga të lartpërmendurit është e udhës që vlerësimin profesional ta bëjnë ekspertët e fushës.

Si përfundim, është e mira e më së mirës, të ndërpritet ky kiç i formatit aktual , nga se autodidaktët artdashës prizrenas , sikur që kanë ditur ndër shekuj, edhe tashti e tutje do dinë ta ruajnë, ta begatojnë dhe ta lartësojnë estetikisht këtë perlë të traditës qytetare prizrenase ndër shekuj. Bartësit institucionalë të Festivalit ashtu-ashtu, këtë ngjarje kulturore për Prizrenin, prizrenasit dhe më gjerë në regjion e kanë kuptuar vetëm si punë rutinë, sa për ta mbajtur e për të derdh paranë publike pa kriteriume të qarta të përmasave artistike.

Më Shumë

Përfundon shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe Shpenadi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përfunduar shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe...

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur në Prizren. Rasti po hetohet. Raporti i policisë Prizren 10.05.2024 – 16:30. Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë...

Lajmet e Fundit