“Dënimi i Xhakës e Shaqirit është fashist e racist-FIFA duhet paditur”

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuaka ka shkruar pas dënimit të Xhakajt e Shaqirit me nga 10 mijë franga për shkak të gjestit me shqiponjë gjatë ndeshjes kundër Serbisë.

Ai këtë gjest të FIFA-s e ka quajtur realitet propagandistik fashist e racist ndaj Shqipëtarëve, ku viktima dënohet vëtëm se nuk dorëzohet karshi dhunuesit.

Haskuka ka thënë se disa po i gëzohen dënimit me gjobë të Xhakës dhe Shaqirit duke menduar se kjo është një dënim i lehtë.

Ai ka shtuar se rendin për ta mbrojtur dinjitetin e kombit e ka qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, duhet paditur FIFA-n për këtë dënim absurd.

Postimi i plotë i Mytaher Haskukës.

Realiteti objektiv kundrejt realiteti propagandistik: Kur viktima ndihet fajtor dhunuesi vazhdon me krimin. Disa po gëzohen dënimit me gjobë të Xhakës dhe Shaqirit duke menduar se kjo është një “dënim i lehtë”, gjersa mediat serbe janë quar peshë duke propaguar se ky dënim është një dënim shumë i lehtë për “gjestin ofendues ndaj serbëve”. Ky është absurditeti i realitetit propagandistik fashisoid e racist ndaj shqiptarëve. Mbas dekadash me propagandë fashiste serbe, gjestikulimi i një shenje që përfaqëson shqiponjën po konsiderohet ofenduese për serbët dhe si pasojë e propagandës së saj ky gjest po ndëshkohet nga FIFA. Dënimi i sotëm i FIFAs shqiptuar futbollistëve Xhaka, Shaqiri dhe Lichtensteiner është dënim racist dhe fashist ku viktima dënohet vetëm se nuk dorëzohet karshi dhunuesit. Në një botë reale e objektive do të duhej dënuar atë që ofendohet nga gjesti i shqiponjës, se ky do të ishte indikator i mosdurimit racist. Kur futbollistët serb gjestikulonin me tregishtin çetnik, asnjë institucion shqiptar nuk ankohej FIFAs apo UEFAs edhe pse me këtë shenjë paramilitarët serb vranë dhe masakruan me qindra mijëra boshnjak, shqiptar, e kroat, prandaj edhe sot tifozë e futbollistë serbë mbas çdo goli artikulojnë tregishtin pa pasoja për ta, duke treguar që aprovojnë masakrat e Vukovarit, Srebrenicës, Reqakut, Obrisë, Krushës… Kështu ndodhë kur ne nuk tregojmë të vërtetat tona e serbët i përsërisin gënjeshtrat e tyre. Me rëndësi nuk është realiteti objektiv por ai i propaguar, gjersa viktima ndihet fajtor dhunuesi vazhdon dhunën. Tash rendin për ta mbrojtur dinjitetin e kombit e ka qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, duhet paditur FiFAn për këtë dënim absurd. Nuk duhet të përkulemi para padrejtësive!

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit