Nisin punimet për fushën e re sportive në Gexhë të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se kanë nisur punimet për fushën e re sportive në fshatin Gexhë.

“Një lajm i mirë për të rinjtë e të rejat, njëherazi për të gjithë qytetarët e Gexhës, është nisja e punimeve për fushën e re sportive. Në praninë e bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Gexhës, sot vumë themelet e projektit më të ri, që do t’u shërbejë qëllimeve dhe nevojave për aktivitete sportive të gjithëve, pa dallim”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se si kryetar komune është i përkushtuar, posaçërisht për të rinjtë, duke krijuar dhjetëra projekte që ndihmojnë aktivitete kulturore, rekreative dhe sportive, në mënyrë që talentet dhe energjitë rinore të mos ndrydhen, por të shprehen e zhvillohen.

“Do të jemi të përkushtuar që projekti të përfundojë në kohë dhe me cilësi”, ka deklaruar kryetari Latifi.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit