11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

NISMA: Festa t’ia len vendin punës

Limaj , NISMANisma për Kosovën, nëpërmjet një komunikate për media, falënderon të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj. Nisma thotë se fitorja e madhe që lidhet me shkallën e lartë të kulturës demokratike në zgjedhjet e 8 qershorit, u kurorëzua me Marrëveshjen e spektrit partiak.

Nisma, fton qytetarët që festa t’ia lë vendin punës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur anëtarë, simpatizant dhe mbështetës të NISMËS për Kosovën.
Fitorja e madhe që lidhet me shkallën e lartë të kulturës demokratike që dëshmuam si komb në zgjedhjet e 8 qershorit u kurorëzua me Marrëveshjen e spektrit të gjerë partiak që përfaqëson shumicën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ne e kuptojmë se realizimi i këtyre dy qëllime të mëdha ju dha gëzimin aq shumë të pritur dhe shpresën për një Kosovë NDRYSHE!
Pas manifestimit të gëzimit anë e kënd Kosovës ju lusim që t’u ktheheni angazhimeve të përditshme dhe ky entuziazëm të orientohet në punët e mëdha që na presin!
Duke ju falënderuar përzemërsisht për tërë mbështetjen që na e keni dhënë, prej fillimit e deri tani, Kryesia e NISMËS për Kosovën ju Uron realizimin e angazhimit tuaj për fillimin e procesit për një Kosovë NDRYSHE!
Fitoret e deritanishme janë merita e juaj!

NISMA për Kosovën

Më Shumë

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lajmet e Fundit