8.8 C
Prizren
E martë, 7 Janar, 2025

Nisma për Kosovën e bën interesante skenën politike në vend

Limaj ,nismaAnalisti politik, Shpend Kursani, ka thënë se “Nisma për Kosovën” e themeluar edhe zyrtarisht të premten do ta dëmtojë Partinë Demokratike të Kosovës, por ka thënë se do të jetë e vështirë të dihet se sa për qind të votave do t’i marrë kjo nismë. Ndërsa opinionisti, Ilir Ibrahimi ka thënë se “Nisma” do ta bëjë edhe më interesante skenën politike në vend.

Kursani mendon se me largimin e Limajt dhe të tjerëve që po apostrofohen nga PDK-ja, dhe duke ia shtuar kësaj problemet mbarëshoqërore me ekonomi, arsim, dhe rezultatet e dëmshme me Serbinë, me doemos do të ketë ndikim negativ ne rezultatin e PDK-së, së paku në uljen e votave nga ajo çka PDK-ja ka marr në zgjedhjet e kaluara qendrore.

AI ka thënë se do të jetë e vështirë që Limaj synon që ta marrë rolin e Ilir Metës që e ka në Shqipëri, për faktin se strukturat organizative në Kosovë dhe në Shqipëri dallojnë.

“Partia e Fatmir Limajt nuk do ta ketë nivelin e luksit të, apo të fuqisë së Fatmir Limajt në përcaktimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, për shkak se strukturat organizative partiake të Kosovës dallojnë shumë nga ato të Shqipërisë në këtë aspekt. Për dallim nga Shqipëria ku janë 2 parti të mëdha të cilat varen nga një partner tjetër i vogël, në Kosovë nuk ka parti të mëdha të cilave do t’iu kryente punë vetëm një parti e vogël”, ka thënë ai, për Gazetën Blic.

Megjithatë, sipas tij, Nisma për Kosovën mund të ndikojë edhe në përcaktimin e koalicionit, por siç shprehet ai, në fund të fundit janë ndërkombëtarët ata që vendosin për gjithçka.

Ndërsa, opinionisti Ilir Ibrahimi thotë se “Nisma për Kosovën” e themeluar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi do ta bëjë edhe më interesante skenën politike në vend.

Ai ka thënë se Nisma vjen si rezultat i pakënaqësisë së këtyre dy personaliteteve brenda PDK-së, dhe si rezultat irënies së ndikimit të tyre brenda këtij subjekti.

“Nëse nisemi nga kjo premisë atëherë nuk mund të themi se kjo nismë është diçka e re, por është vetëm një organizim i dy personaliteteve që kanë qenë aktivë në politikë për një kohë të gjatë por që tani po kërkojnë ta ri gjejnë ndikimin e tyre politik përmes një subjekti tjetër nga ai ku kanë qenë deri tani. Ky motiv sipas mendimit tim, është pika më e dobët e kësaj lëvizjeje sepse ata do ta kenë vështirë të bindin elektoratin se po sjellin diçka të re dhe se nuk e kanë vetëm për interesa të personale”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas Ilir Ibrahimit duke pasur parasysh që si Limaj si Krasniqi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në politikën kosovare në 20 vitet e fundit, atëherë është e pritshme që ata si udhëheqës të një subjekti politik do të kenë një ndikim në këtë skenë. Këtë ndikim ai thotë se e sheh pikë së pari te elektorati i PDK-së ku edhe do të synojë të mbledh vota ky subjekt.

“Por mendoj se më e shumta që do të mund të arrijnë ndaj këtij subjekti është që ta bëjnë atë partia e dytë pas LDK-së por assesi nuk mendoj se do të mund të marrin aq shumë përkrahje sa të bëhen një subjekt politik që do të arrinte ndonjë përqindje të lartë. Arsyeja pse mendoj se ky ndikim nuk do të jetë aq i madh lidhet me konstelacionin aktual politik në Kosovë pas zgjedhjeve lokale”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka thënë se në këto zgjedhje ndryshimi ndërmjet partisë së parë dhe të dytës (PDK dhe LDK) është ngushtuar dukshëm dhe në zgjedhjet e përgjithshme pritet një garë e ashpër për vendin e parë. Prandaj, sipas tij, duke pasur parasysh që Nisma do të mund të tërhiqte më së shumti votues nga PDK, që do të mund të ndikonte në humbjen e primatit të kësaj partie, si dhe duke ditur faktin se votuesit e PDK-së dhe të LDK-së nuk e shohin njëri- tjetrin shumë pozitivisht, atëherë do të mund të shohim efektin e radhitjes së elektoratit pas atij subjekti që ka shansin më të mirë për të fituar.

“Në këtë rast kjo do të nënkuptonte që ai votues i PDK-së që do të mund të votonte për Nismën, vetëm për ti mos mundësuar fitoren kundërshtarit tradicional –LDK-së, do të radhitej pas PDK-së”, tha ai.

“Por megjithatë kjo është një analizë shumë e hershme dhe duhet të pritet se çfarë ekipi do të ofrojë Nisma, çfarë programi do të ofrojë, sa i pranueshëm dhe sa tërheqës do të jetë ai për elektoratin kosovar. Gjithsesi skena politike me këtë Nismë bëhet edhe më interesante dhe më e paparashikueshme edhe zgjedhjet e ardhshme do të vazhdojnë të na sjellin surpriza”, tha Ibrahimi. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Tentim-vjedhje e një veture në një qendër tregtare në Suharekë

Është tentuar të vjedhjet një veturë në një qendër tregtare në Suharekë. Klankosova.tv raporto se rasti ka ndodhur rreth ores 17:30. Ata gjithashtu kanë bërë të...

Aulona Muhadri, dominuesja e basketbollit në vitin 2024

Gjatë vitit 2024, kapitenja e KBF Bashkimit Aulona Muhadri ka realizuar arritje të jashtëzakonshme në botën e basketbollit, duke u shfaqur si një nga...

Lajmet e Fundit