Nasheci dhe fshatrat rreth tij, i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë nga radhët e Nismës në Prizren.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Nasheci dhe fshatrat rreth tij sot i dhanë kuptim rrugëtimit të Nismës.
“Me prezencën tuaj sot këtu po e forconi edhe më shumë bindjen e fitores tonë të madhe”, tha ai.
“Qeveria në ardhje ka nevojë që në krye të saj ta ketë një njeri i cili në çdo kohë ka qenë përkrahë qytetarëve të Kosovës, kurdo që ata kanë pasur nevojë, dhe ai kryeministër padyshim që do të jetë Fatmir Limaj, i cili ballëhapur dhe i palëkundur ka qëndruar dhe qëndron përballë çdo sfide”.
“Ne sot jemi këtu për të kërkuar nga ju që të vazhdojmë kështu të bashkuar për shtetin tonë dhe ditën e 6 tetorit të bashkuar ta kthejmë në festë”, përfundoi Zafir Berisha.
Kandidati për deputet, Shukri Quni, tha se “shtëpia e Nismës është e madhe, dhe është nder për secilin prej nesh të rreshtohemi pëkrahë njerëzve si Fatmir Limaj dhe Zafir Berisha, të cilët kanë qenë heronjë në luftë dhe tani janë heronj në paqe”.
Shukri Quni, premtoi se me ardhjen e Nismës në qeveri do të zgjidhet çështja e ujërave të zeza të cilat derdhen në lumin e Drinit të Bardhë, duke ndërtuar impiantin me qëllim që ndotja e ambientit dhe lumit më mos të jet problem siç është tash e sa vite.
Mes tjerash, kandidati për deputet, Shukri Quni, tha se “ne sot jemi para jush të përçojmë mesazhin tonë tek çdo qytetarë i Kosovës e në veçanti Prizrenit, të vijnë e ti bashkohen projektit tonë Bashkë për Shtetin dhe ditën e 6 tetorit ta kthejmë në festë, sepse padyshim që do të jemi triumfues të kësaj beteje, dhe në krye të qeverisë do ta kemi Çelikun tonë të palëkundur përballë çdo sfide që do ta ketë Kosova jonë”, përfundoi ai.
Kandidatët tjerë për deputet, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se Nisma është subjekti i vetem politik i cili qytetarëve të vendit po i ofron një kryeministër dhe kandidatët për deputet të cilët janë të dëshmuar para çdo sfide me të cilën është përballur vendi.
“Vet prezenca juaj sot këtu po dëshmon se sa më afër përfundimit të fushatës jemi, aq më afer fitores së madhe të Nismës Socialdemokrate jemi”.
“Andaj ju ftojmë që me 6 tetor ti japim kuptim projektit tonë Bashkë për Shtetin”.