10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Nismë ligjore që zgjidhja e martesave të bëhet te noteri

Një nismë ligjore në Shqipëri synon të lejojë çiftet të divorcohen te noteri duke shmangur procedurat gjyqësore.

Nga pikëpamja ligjore nisma lehtëson tejzgjatjet për divorc kur bashkëshortët kanë pajtueshmëri dhe vullnet ta pranojnë para gjykatësit ose noterit.

Mirëpo, si shoqëri nisma për lehtësimin e divorcit që kap shifrën 1 në katër martesa, hap rrugën e ndarjes së familjes përkundër mundësisë që krijonin seancat gjyqësore të pajtimit.

Sipas Institutit të Statistikës në raportin e fundit të vitit 2020, Shqipëria në 17 mijë e 300 martesa, shënonte 4 mijë e 200 raste divorci, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Avokati shqiptaro-kanadez Edvis Gorishti thotë se divorcet në Shqipëri tregojnë prirjen për të mos e shëndoshur familjen, por për avokaturën krijon problematika:

“Avokati përjashtohet nga kjo fazë. Gjithsesi mund të ketë edhe një fazë ndërmjetësimi që do të ishte e mundur që të mundësonte palët që të arrinin në një dakordësi deri te noteri. Pra nga ana ligjore avokati përjashtohet për anën e procesit gjyqësor”.

Zyrat e Ndërmjetësimit si perofesiona te lira bashkë me noterinë, Përmbarimin dhe Avokatinë, thonë se nisma i jep përparësi zgjdhjes me piajtim të martesave. Por, Avokate Eva Hamitaj ndalet te ndërmjetësimi:

“Martesa të mbrohet, jo të lehtësohet shumë më tepër procvesi i zgjidhjes. Por, në mënyrë të padiskutueshme lëvizja e re përsa i përket dhënies së kompetencës noterit për të miratuar marrëveshjen në momentin që dy bashkëshortët kanë konsensues për zgjidhjen e saj dhe duke shmangur kështu procedurën e gjykatës, krijon lehtësira të jashtëzakonshme”.

Në maj-qershor 2022 Eurostati e renditi Shqipërinë në vendin e parë në rajon, Kosova ishte e fundit, për divorce që ndryshe shoqëria i lexon si prishje të familjeve pavarësisht arsyeve apo rrethanave ekonomiko-financiare, emigracionit, përputhshmërisë karakteriale, karrierës ose lidhjeve jashtëmartesore.

Të dhënat e martesave sigurohen nga Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe përpunohen, analizohen nga Instituti i Statistikës (INSTAT) për të prodhuar një sërë indikatorësh me frekuencë vjetore.

Të dhënat statistikore mbi zgjidhjet e martesave merren nga Ministria e Drejtësisë me frekuencë vjetore.

INSTAT-ipublikon vetëm paditë e pranuara për zgjidhje martese (çështjet e përfunduara me vendim gjyqësor duke lënë jashtë zgjidhjet me pajtim, refuzuar dhe pushuar) sepse ato përfaqësojnë realisht divorcet e ndodhura në një vit të dhënë.rtklive.com

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit