9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Një dekadë e gjysmë

Kosovapress-15vjetMediat në Kosovë e vlerësojnë KosovaPress-in për punën si një medium kredibil dhe profesional, si dhe kontribuese e madhe për mediat duke marrë parasysh se Kosova është një treg shumë i vështirë i mbijetesës së mediave.

Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress sot feston pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të saj. Falë ndryshimeve të bëra kjo agjenci ka arritur të bëhet lideri numër një në vend sa i përket ofrimit të shërbimeve me video lajme për televizionet nacionale, ato lokale , radiot, mediat e shkruara e të tjera.

Kjo agjenci tashmë ofron shërbimet e saj për shumicën e mediave në Kosovë dhe rajon qoftë elektronike apo të shkruara.

Në prag të festës jubilare të kësaj agjencie, kanë folur të gjithë drejtorët, kryeredaktorët, pronarët e mediave të ndryshme rreth punës dhe shërbimeve që ofron Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress.

Mentor Shala, drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik të Kosovës ka thënë se të flasësh për punën dhe krijimtarinë e Kosovapress, është një histori e tërë, duke shtuar se kjo agjenci ka filluar punën në një kohë të jashtëzakonshme që është përcillej me sfida dhe probleme të mëdha.

Shala ka thënë se të raportosh në atë kohë dhe të marrësh guximin për të themeluar një agjenci lajmesh në kohë lufte, duke pasur parasysh tërë makinerinë propaganduese të mediave serbe, ka qenë një vendim i guximshëm.

“Kosovapress është duke kryer një punë jashtëzakonisht të mirë sidomos tash, pasi ka filluar me video lajme edhe mendoi që është bërë si një burim i informacionit për të gjitha televizionet në Kosovë, në fakt neve na ka lehtësuar shumë punën si transmetues publik për shkak se në një pjesë të madhe të ngjarjeve, ne nuk kemi nevojë të dërgojmë fare gazetarë për shkak se kemi informacionin e gatshëm nga Kosovapress. Është një punë e madhe që është duke e bërë, mendoi se Kosovapress është duke u zhvilluar ende, besoi dhe shpresoi duke e njohur edhe pronarin edhe idetë e tij dhe vizion që ka për zhvillimin e një medium, mendoi që shumë shpejt do të bëhet një medium multifunksional, jo vetëm në video dhe në shkrim”, ka thënë drejtori i RTK-së.

Shala ka thënë se mënyra e mbijetesës dhe qëndrueshmëria financiare e Kosovapress është për t`u përshëndetur, meqë sipas tij, kur ekzistojnë idetë dhe vizioni për zhvillimin e mediumit, atëherë kjo arrihet lehtë.

Për Gazmend Sylen, kryeredaktor në Klan Kosova, kur i kishte shkuar oferta për mbulimin e ngjarjeve me video nga Kosovapress, ai ishte skeptik dhe kishte dyshime.

Syla ka thënë se dyshimet e tij kishin qenë të pabaza, meqë për një kohë shumë të shkurtët materialet dhe tekstet, që kishin pranuar nga Kosovapress, ishin të një mediumi kredibil dhe profesional.

Syla thotë se Kosovapress bënë sa katër ose pesë gazetar të tij, për këtë ai ka edhe një shpjegim.

“Me kalimin e kohës Kosovapress vazhdoi të dëshmoi që po bëhet gjithnjë e më e mirë dhe së fundi e them me gojën plot që Kosovapress është i barabartë me nja katër gazetarë të mi çka nënkupton kjo, kjo do të thotë se unë katër apo pesë ngjarje dite ia besoi Kosovapress, sigurisht mund të mos jenë ngjarjet kryesore, për shkak se edhe unë kam qejf që t`i dërgoi gazetarët e mi në ngjarjet kryesore, qofshin ato politike apo nga puna e sigurisë ose çfarëdo qoftë, por në ngjarjet tjera të cilat unë nuk i dërgoi gazetarët e mi për shkak se dua të kem patjetër storien e tyre, ja besoi Kosovapress ato ngjarje dhe ka katër ose pesë lajme siç thash me herët në edicionin qendror të Klan Kosovës, mbulohen nga Kosovapress, edhe unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me atë çfarë ofron Kosovapress”, ka thënë ai.

Eugen Saraçini, drejtor i deskut informativ në RTV 21 thotë se asnjëherë nuk kanë pasur dyshime për punën dhe bashkëpunimin me Kosovapress duke vlerësuar se puna që bëhet në këtë agjencion është për meritë.

Saraçini ka konstatuar se qëndrueshmëria financiare e një mediumi, këtë rast Kosovapress-it varet nga vet puna dhe varet prej gjithë asaj që është orvatje e udhëheqësve të Kosovapress-it që të krijojnë hapësira gjithnjë më të mëdha të bashkëpunimit.

Sipas drejtorit të edicionit informativ të RTV 21, në fund të ditës kjo mund të rezumohet si shitje të produkteve të cilat behën dhe rritja e klientëve që i shfrytëzojnë materialet e kësaj agjencie nënkupton qëndrueshmëri financiare.

“Është kënaqësi kur Kosovapress do duhet uruar këtë 15 vjetor, një punë jashtëzakonisht intensive, një punë që ka rezultuar me zhvillim të kësaj agjencie ose të stafit që është duke e kryer një punë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe bashkëpunimi jonë afat gjatë ose tashëm që sa vite nënkupton se ne si radio televizion por edhe unë në krye të informacionit e vlerësoi jashtëzakonisht shumë punën e kolegëve tonë në Kosovapress ndaj edhe ne bashkëpunojmë me juve dhe ju me neve, ne shfrytëzojmë servilet e juaja dhe asnjëherë nuk kemi pasur situata në të cilat është dashur ta diskutojmë bashkëpunimin, por përkundrazi bashkëpunimi ka rrjedhur në mënyrën më të mirë të mundshme, prandaj është mirë të shfrytëzohet ky rast për një urim të veçantë për të gjithë bashkëpunëtorët e Kosovapress, gjithë ata që përkujdesen për punën e tyre dhe në zhvillim e vet kompanisë”, ka thënë ai.

Vet fakti se një medium po shënon pesëmbëdhjetë vjetorin e themelit të saj tregon për suksesin e atij mediumi. Kështu ka thënë Leonard Kerquku, kryeredaktor në Express.

Ai ka shtuar se në Kosovë është një treg i shumë i vështirë i mbijetesës së mediave, por vet fakti se Kosovapress është tash e pesëmbëdhjetë vjet, kjo tregon për një sukses të madh.

“Ne e vlerësojmë pozitivisht bashkëpunimin me këtë agjencion, na ndihmon shumë në punën tonë për shkak se na plotëson aty ku ne jemi të mangët, pra, Kosovapress ka shtrirje në gjithë Kosovën dha tani sidomos me pjesën e videove ka bërë që mediumi ynë të jetë shumë më i mirë sesa ka qenë, pra puna jonë, portali jonë. Kosovapress i ka ndihmu për me qenë ma i mirë se sa ka qenë, pra ky është një hap shumë domethënës dhe shumë i mirë që e ka bërë kjo agjenci e lajmeve”, thotë ai.

Për Enver Mulliqin, drejtor dhe kryeredaktor i televizionit Tv Syri në Gjakovë, Kosovapress mbetet dhe do të jetë mediumi apo agjencioni më profesional në punën që bëjnë.

“Sa i përket bashkëpunimit me Agjencinë Kosovapress mund të thuhen vetëm fjalë të mira, fjalë miradije dhe çdo lëvdatë, i adresohet këtij agjencioni, ne kemi pasur fatin që të bashkëpunojmë që nga fillimi, bile mos të parët jemi ndër kontraktorët e parë të shërbimeve që vijnë në drejtimin tonë nga Kosovapress dhe për këtë kohë që po flasim ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur, ato lajmet, filmime dhe ato video materialet që na vijnë nga Kosovapress ne na ndihmojnë shumë në kompozimin të edicioneve të lajmeve”, thotë ai.

Video lajmet që sjellë Kosovapress, për Arbër Grabovcin kryeredaktor në Televizionin Dukagjini në Pejë, kontribuojnë shumë në ngritjen e informimit për qytetarët e Pejës.

“Mendoi se televizioni Dukagjini ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Kosovapress që gjatë këtyre viteve vazhdimisht ka kontribuar shumë pozitivisht në ngritjen e nivelit të informimit në veçanti siç është televizioni Dukagjini që është relativisht larg prej Prishtinës edhe prej qendrave të tjera dhe në këtë drejtim bashkëpunimi që kemi pas ka qenë mjaftë i frytshëm dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në avancimin e nivelit të informatave që kemi pasur mundësi t`i ofrojmë bashkë qytetarëve tonë, pa dyshim që kam një rast të cilin nuk do ta lëshoi pa thënë se Kosovapress përveç punës profesionale gjatë këtyre viteve ka qenë shumë i paanshëm sa i përket ndikimeve të ndryshme që mund të kenë mediat dhe mu për këtë çështje ka qenë edhe shumë e afërt me mediat tjera dhe televizionin Dukagjini”, thotë Grabovci.

Margarita Kadriu kryeredaktor në gazetën Kosova Sot thotë se 15 vjet për një media dikush mund t`i komentoj se nuk janë shumë, por për Kosovën, shtet tanimë 6 vjeç, të qenit 15 vjeç si media do të thotë shumë.

“I përgëzoj udhëheqësit dhe stafin e “Kosovapress”-it, të cilët edhe përkundër sfidave të shumta në këtë periudhë nuk u dorëzuan, por për më tepër u forcuan edhe më shumë. Të mbijetosh dhe të forcohesh në këtë periudhë, siç ka bërë Kosovapress-i, edhe përkundër faktit se portale po hapen çdo ditë në të gjitha anët, është sinqerisht një storie suksesi, andaj urime ditëlindjen e 15-të dhe iu dëshiroj që të vazhdoni në këtë rrugë përgjithmonë”, ka thënë Kadriu.

Oliver Vujoviç, Sekretar gjeneral i SEEMO – Organizata e Mediave të Evropës Juglindore, pjesë e së cilës është edhe Kosovapress, ka thënë në një letër urimi se Kosovapress nisi dhe vijoi punën në kohërat më të rënda për Kosovën.

Sipas tij, kjo agjenci arriti që të rritet në këto 15 vjet në një dritare shumë e rëndësishme e informimit në Kosovë, por edhe të jetë pasqyrë e informacionit se çfarë ndodh në Kosovë, për ata që janë jashtë Kosovës.

“Prandaj, personalisht rregullisht marr informacione nga Kosovapress që të jem i informuar se çfarë ndodh në Kosovë. Mund të them që jam shfrytëzues i informatave të Kosovapress që nga fillimi i punës së saj. Shumë mirë kujtoj ato informatat e para të marra në fund të viteve nëntëdhjetë të gjetura në internet nën mbishkrimin Kosovapress. Kosovapress është agjencia që merret me shpërndarjen e lajmeve, por për SEEMO dhe mua personalisht, vetë agjencia por edhe drejtori i saj z. Skënder Krasniqi janë partner jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe miq, që shumë herë kanë përkrahur aktivitetet regjionale të bashkëpunimit mes drejtuesve dhe gazetarëve nëpërmes konferencave që kemi organizuar bashkë, dhe ku drejtori i Kosovapress ka marrë pjesë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosovapress tregon rolin e saj të rëndësishëm në regjionin e Evropës Juglindore – si agjenci e cila njeh nevojat e bashkëpunimit e të komunikimit në këtë pjesë të Evropës./rtk/

Më Shumë

Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Haradinaj ka...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Lajmet e Fundit