16.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Qershor, 2022

Një fotografi me Dua Lipën kushton mbi 2 mijë euro – cila është kostoja e të famshmëve të tjerë?

Yjet e diskografisë botërorë po vazhdojnë të fitojnë shuma të mëdha parash nga shkrepja e  fotografive me fansat e tyre – këta të fundit duhet të paguajnë për të pozuar krahas idhujve të tyre.

Wayne Rooney – 540 euro

Wayne Rooney.

E përditshmja amerikane, The Sun, ka publikuar një artikull kushtuar kësaj dukurie, ndërsa mes yjesh të lakuar është edhe emri i ish sulmuesit të skuadrës angleze, Manchester United – Wayne Rooney, me të cilin të pozosh pranë tij, kushton mbi 500 euro.

Por, Rooney, e ka më të theksuar ofertën për fansat e tij, pasi në çmim përfshihet – një takim dhe përshëndetje me menaxherin e Derby County në një hotel në Mançester, një këmishë të nënshkruar, pije falas, darkë me tre pjata, foto suvenire dhe ndenjëse superiore për ta dëgjuar atë duke folur.

Gjithsesi, ai nuk është i vetmi personazh i famshëm që posedon paketat VIP për fansat e tij – dhe disa kanë vlerë më të lartë se Rooney.se të tjerët.

Dua Lipa – 2 mijë e 209 euro

Dua Lipa.

Një pako të ngjashme e posedon edhe ylli i hitit “New Love”, Dua Lipa, por ylli i popit sigurisht që ka shumë në paketën e saj të turneut VIP “Future Nostalgia”, kostoja e të cilës është jo më pak se 2 mijë e 200 euro.

Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit

Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër glamuroze dhe një foto në grup me vetë yllin 26-vjeçar, Duan.

Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e “Levitating”, por vetëm nëse provojnë dhe fitojnë në një konkurs paraprakisht.

Justin Bieber – 1 mijë e 80 euro

Justin Bieber.

Marrëveshjet për takim dhe përshëndetje me yllin kanadez, Justin Bieber, për turneun e tij vijnë me një premtim të “kujtimeve që zgjasin një jetë” dhe kushtojnë përafërsisht 1 mijë e 100 euro.

Por mbani mend më mirë se përvoja e takimit me këngëtarin “Baby” vjen me një paralajmërim të madh.

Pagesa ju mundëson të rrini në prapaskenat e koncertit të Bieber si dhe fotografi me yllin e hitit “Never Say Never”.

Sidoqoftë, nëse jeni vetëm, do t’ju duhet të fotografoheni me tre individë të tjerë të rastësishëm pasi Justin nuk pranon të fotografohet me secilin veç e veç.

Arnold Schwarzenegger – 893 euro

Arnold Schwarzenegger.

Nëse jeni fans të Arnold-it, çmimi për ta takuar atë personalisht është afro 900 euro, ndërsa oferta përfshin edhe një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh 60-minutëshe.

Por fansat që paguajnë për një foto të nënshkruar premium nuk duhet të shqetësohen për të sjellë biron e tyre – pasi fotot do të firmosen me bojë ari.

Për më tepër, fotografia madje vjen me kornizë speciale.

Ndërkohë, bileta të tilla për të takuar të famshëm të tjerë nga afër kanë këto çmime:

Alicia Keys – 750 euro

Steps – 450 euro

Blu – 420 euro

Ronan Keating – 290 euro

Gary Neville – 180 euro

Gemma Collins – 140 euro

Paë Patrol – 80 euro

Ricky Hatton – 70 euro

/Albanianpost.com

Më Shumë

Duke shitur foto nudo, gratë ukrainase mbledhin 800,000 dollarë për të ndihmuar njerëzit e tyre

Një grup grash ukrainase kanë ardhur me idenë për t'u ardhur në ndihmë ushtarëve që po luftojnë pa u lodhur kundër Rusisë duke shitur...

Mbi 250 të vdekur nga tërmeti në Afganistan

Një tërmet goditi mëngjesin e së mërkurës Afganistanin lindor, duke lënë të vdekur të paktën 255 persona, sipas informacioneve të para. Ende nuk dihet numri...

Aksident i rëndë trafiku në Qafë të Duhlës, 3 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shtime – Duhël. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Ata kanë bërë...

Blatter: Infantino nuk më do mua, ai gënjen

Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter, vazhdon të jetë i akuzuar për mashtrim, përvetësim dhe korrupsion, së bashku me ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini-n. Blatter është...

ARKEP: Kosova ka mbi 1 milion e 700 mijë e përdorues të telefonisë mobile

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë...

Duda Balje: Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!

Deputetja Duda Balje ka thënë se është pro Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, në prag të diskutimit për këtë...

Kapet e mitura që u shpall në kërkim nga policia në Prizren për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të miturën që u shpall në kërkim më 10 qershor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren,...

Theret me thikë një 15 vjeçar në Prizren

Një 15 vjeçar është ther aksidentalisht me thikë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Reshat Krajgdiu’. 15 vjeçar i është therur aksidentalisht me thikë...

Haxhiu: Procesi i Vettingut s’ka të bëjë me emra të përveçëm, pres takim me liderët opozitarë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e koncept-dokumentit për Vettingun. Ajo ka thënë se ...

Zelensky krahason sulmin rus me atë të Hitlerit

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës e ka krahasuar sulmin rus ndaj vendit të tij si sulmet e papritura të Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik në...

Presidentja Osmani në Bruksel për takimin e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, kërkon liberalizimin e vizave

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta...

“Kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk”/ Gena zbulon nëse do hynte në “Big Brother VIP”

Këngëtari i dashur për publikun, Gena, ishte dje i ftuar në episodin e radhës të “Pardon My French” në Top Albania Radio. Gjatë kësaj...

Prizren, Suharekë/ Dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, të paktën 4 raste janë raportuar në Policinë e Kosovës për shkaktim të dhunës në familje. Një prej rasteve është...

Totaj ndodhet në një vizitë në Francë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe drejtori Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Adem Morina, së bashku me shumë kolegë dhe ambasadoren...

Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi vendimin historik, shumë gra humbin të drejtën e abortit

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara hoqi të drejtën ligjore për abort, gjegjësisht vendosi se nuk ekziston e drejta kushtetuese për abort dhe se...

Xhaka kërkohet nga tri klube të Serie A – Arsenali i gatshëm ta shesë

Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Liga Premier në Serie A. Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin...

Lajmet e Fundit