-2 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Një i dyshuar për vrasjen në Suharekë

Në mbrëmje të së mërkurës në fshatin Sopijë të Suharekës është vrarë një 22 vjeçar ndërsa babai i tij është plagosur.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, Milazim Lumi ka treguar më detajisht për këtë incident.

“Sot në fshatin Sopijë ka ndodhur një vrasje, viktima që është një 22 vjeçar ka arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal ndërsa prindi i tij ëhstë plagosur me armë zjarri, për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, tha Lumi, në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.

Lumi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 15, ndërsa Policia ka qenë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe deri tani është një i dyshuar.

“Është një person i dyshuar, ne jemi dukë bërë bastitsjet dhe hetimin në disa pista, deri tani kemi kryer bastisjet në 6 lokacione”, tha ai

Lumi gjithashtu ka thënë se tentim vjedhja është një prej pistave të mundshme por sipas tij ka edhe pista të tjera të hapura në këtë rast.

Më Shumë

Rahoveci rikthehet në parket, të mërkurën përballet me Borën në Kupën e Kosovës

KB Rahoveci 029 ka konfirmuar rikthimin në fushë pas pushimit, teksa të mërkurën do të udhëtojë drejt Prishtinës për ndeshjen e parë në kuadër...

Reshitaj: Zgjedhjet dëshmuan pjekuri politike, qytetarët i dhanë votë ndëshkuese opozitës

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit LVV–Guxo, Albena Reshitaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit dëshmuan një nivel të lartë të pjekurisë...

Lajmet e Fundit