Një i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,984 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar vetëm një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 pacientë.

Në total numri i rasteve aktive është 171.

Ndërsa, gjatë 24-orëve janë vaksinuar 1,705 qytetarë

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore,...

Lajmet e Fundit